Categories Showbiz

Pasi e braktisi i ati të vogël, Dafina Zeqiri i jep forcë 11-vjeçares

Dafina Zeqiri ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku surprizoi një vogëlushe 11-vjeçare që kishte një histori të njëjtë me atë të saj! Nëna e saj Rubia ishte martuar me mblesëri në moshën 19-vjeçare dhe nga kjo martesë kishin ardhur në jetë 3 fëmijë. Më vonë Rubia kishte mësuar se bashkëshorti i saj kishte edhe 3 fëmijë të tjerë nga një martesë tjetër.

Fatkeqësisht vështirësitë ekonomike e kishin ndjekur Rubien dhe për këtë arsye bashkëshorti i saj ishte detyruar që të emigronte duke e lënë atë vetëm me fëmijët. Që t’i siguronte fëmijëve të saj një jetë më të mirë dhe t’iu plotësonte atyre të gjitha dëshirat, Rubia kishte filluar punë si ndihmës-kuzhiniere. Klodjana, vajza e saj e madhe që ishte vetëm 11 vjeç, kujdesej për vëllain dhe motrën më të vogël, kur e ëma e tyre ndodhej në punë.

Për këtë arsye nëna e saj kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje Klodjanës dhe për ta falenderuar për sakrificat që ajo bën. “Të kam lënë në dorëzim diçka që t’i nuk duhet ta kesh, por unë duhet të të kërkoj shumë falje. Kjo është puna ime dhe jo jotja, prandaj mami të falenderon shumë!”

E ftuar surprizë për Klodjanën ishte këngëtarja e famshme, Dafina Zeqiri e cila ka pasur një histori pothuajse të ngjashme me atë të Klodjanës. Për të gjithë ju që nuk e dini, babai i Dafinës i ka braktisur që të vogla vajzat e tij, dhe këngëtarja është rritur nga gjyshi dhe nëna.

“Ne mund të bëjmë të pamundurën, sepse ne jemi të forta. Ne kemi të njëjtën histori dhe ti ke për të arritur shumë në jetën tënde, më shiko mua ku jam tani, prandaj mos u dorëzo. Ne jemi femra dhe jemi të fuqishme dhe duhet të bëhesh e fortë që të realizosh çdo gjë”, ishte mesazhi i Dafinës për Klodjanën e vogël. /TCH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“A më godet që të ndihesh burrë?!”- Rrëfimi tronditës i aktores Sharon Stone: Babai im më hidhte nga shkallët dhe më rrihte!

Aktorja e njohur Sharon Stone ka folur për abuzimin që pësoi si fëmijë nga ana…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME