Categories Kuzhina

Patëllxhanë të mbushur

Patëllxhanë të mbushur

Përbërësit:

1 kg patëllxhanë

400 gr qepë

200 gr speca

500 gr domate

1 lugë sheqer

1 lk piper i kuq

1 kokërr hudhër

1 tufë majdanoz

Pak rigon

Kripë dhe piper i zi

Vaj ulliri

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë patëllxhanët, më pas i bëjmë vertikalisht patëllxhanëve 3 prerje për së gjati me një distancë mesatare duke krijuar 3 xhepa tek prerjet të cilat nuk i çojmë deri në fund. I spërkasim me pak kripë hapësirat që premë dhe i lëmë të nxjerrin ujin për 15-20 minuta. Më pas i fshijmë, nëse dyshoi se keni hedhur shumë kripë, i shpëlajmë dhe më pas i thajmë mirë. Vendosim tiganin me vaj ulliri dhe skuqim lehtë patëllxhanët sa të zbuten pak dhe i vendosim në një pjatë. Në tiganin ku skuqëm patëllxhanët vendosim qepët të prera në feta dhe i lemë derisa të zverdhen pak duke i hedhur herë pas here nga një lugë ujë me qëllim që të zbutet mirë. Shtojmë specat dhe këta të prera në gjysëm rrethi në gjatësinë e qepës. I lemë pak dhe shtojmë domatet në kubikë mesatare së bashku me pak sheqer. I lëmë domatet të ziejnë për 7 minuta dhe më pas shtojmë hudhrat të prera në feta për së gjati, majdanozin e grirë vrazhdë, kripën dhe piperin e zi. Me këtë masë mbushim hapësirat e patëllxhanëve duke i vendosur në një tavë. Nëse tepron pak mbushje e vendosim atë midis patëllxhanëve. E vendosim tavën në furrën e parangrohur në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-40 minuta. Nëse shohim që po shteron lëngu mund të shtojmë 1 filxhan kafeje ujë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuzhina

Kjo picë e shijshme nuk do ju shëndoshë

Nëse hani shpesh pica dhe dëshironi të hiqni qafe sasinë e tepërt të karbohidrateve, kjo…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Video/ Tavë me makarona

Recete nga znj Eneida Përbërësit 300 gr makarona 200 gr mish të grirë 2 qepë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me pure patate në furrë…

Qofte me pure patate në furrë . Përbërësit: Për purenë: 1 kg patate 1 gotë…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Qofte me patate

Nuk kanë stinë apo vakt, recetat me qofte janë ‘të mirëpritura’ çdoherë në shtëpitë tona.…

LEXO ME SHUME
Categories Kuzhina

Lulelakër në furrë me salcë beshamel nga zonja Albana

Lulelakër në furrë me salcë beshamel Përbërësit: 1 kg lulelakër 2 lgj gjalpë 3 lgj…

LEXO ME SHUME