Categories Lajme

PD denoncon një tjetër rast: Familja Krosi në Bushnesh të Krujës pa shtëpi në prag të dimrit (Video)

Tërmeti i 26 nëntorit la me qindra familje në qiell të hapur. Shume prej tyre, në pamundësi ekonomike për t’u akomoduar diku tjetër, u strehuan në çadra. 10 muaj pas tërmetit, ata vijojnë të jetojnë në çadra, pa asnjë informacion mbi fatin e shtëpive të tyre.  Partia Demokratike denoncon rastin e një familje në Krujë.

Deklarata nga PD I tillë është rasti i Dodë Krosit, i cili së bashku me familjen e tij ka 10 muaj që kalon dimrin dhe verën brenda një çadre, që nuk ofron asnjë mbrojtje ndaj kushteve të vështira atmosferike. Dodë Krosi është invalid dhe përveç vështirësive që sjell gjendja e tij shëndetësore, ai do të detyrohet të kalojë edhe dimrin e dytë në çadër.

Shtëpia e familjes Krosi u vlerësua me DS5 dhe autoritetet i njoftuan se ata do të akomodoheshin ne Thumanë. Mirëpo kjo nuk është dëshira e tyre, pasi ata duan të jetojnë vendin ku ata kanë lindur dhe krijuar familjen. Kërkesa e familjes Krosi është rindërtimi i shtëpisë, pasi një vit tjetër në çadër do të ishte i pamundur për ta.Dodë Krosi: Dodë Krosi më quajnë, jam prej katunit Bushnesh të rrethit Krujë, edhe tërmeti ma ka zënë tërmeti shpinë, edhe ndihmat e shtetit edhe aq shumë nuk kena pas nima të mëdhaja. Belind Këlliçi: Ku jeton tani? Dodë Krosi: Jetoj në çadër. Belind Këlliçi : Sa u bë?

Dodë Krosi: Në çadër jetoj, 10 muaj në çadër aty. Jetoj në çadër, edhe asnjë ndihmë asnjë, kshu nuk kanë ardhur që me na thënë, me na dhënë gjë me na ashtu. Belind Këlliçi: Si ta kanë cilësuar shtëpinë?Dodë Krosi: DS5. Belind Këlliçi: Cfarë po ndodh tani në fazën që jemi tani? Dodë Krosi: Asnjë gjë!  Marte Krosi: Na rroftë çadra! Dodë Krosi: Na rroftë çadra jonë!

Marte Krosi: Në dimër çadër, verës kena nejt në hije të rrushit prej të nxehtit, po në dimër ku do shkojmë? Belind Këlliçi: Me këtë shi ku do të rrini?! Marte Krosi: Me këtë shi ku do të rrijmë? se di edhe në çadër… Dodë Krosi: Cadra fut ujë brenda. Marte Krosi: Kurse verën  e kalua,  kurse dimrin nuk dimë si ta kalojmë! Dodë Krosi : Ai  shi që ra u fut uji brenda.
Belind Këlliçi Ju vetë jetoni me pension? Marte Krosi: Po me pension. Ky eshte invalid. Dodë Krosi: 105 mijë marr. Kshu na ka thënë  ai i komunës. Do të bëhet  kabina në Thumanë. Kabinë, ku e di unë se si bëhen ato, po ne kërkojmë të bëhet  këtu. Belind Këlliçi: Ju kërkoni shtëpinë.Dodë Krosi: Një dhomë a dy dhoma, 2 dhoma të na bëhen këtu, nuk duam më tepër. 2 dhoma të na bëjnë, 2 dhoma .Marte Krosi: Sa pleqtë të fusin kokën brenda!Dodë Krosi: Të flejmë rehat!Belind Këlliçi: Sa me fut kokën!Marte Krosi: Me fut kokën brenda!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Dita e shtunë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME