Categories Politike

PD ka ankimuar fletën e votimit në Kolegjin Zgjedhor

Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa, sot në mëngjes, u hodh shorti në Kolegj dhe u përcaktua edhe trupa e gjyqtarëve.

Mësohet se trupa do të përbëhet nga Asim Vokshi, Esmeralda Ceka, Gentian Media, Manjola Xhaxho dhe Alma Kolgjoka. PD kërkon anulimin e fletës me numra dhe rikthimin e fletës me emra. Kujtojmë se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranoi ankimimin e Partisë Socialiste lidhur me fletën e votimit, në bazë të numrave dhe jo të emrave të kandidatëve për deputetë.

Fleta e votimit është bërë shkak për një ngërç dyjavor të institucioneve që administrojnë procesin zgjedhor në vend. Demokratët kërkojnë një fletë votimi ku krahas numrave të shënoheshin edhe emrat e kandidatëve, ndryshe nga socialistët, të cilët kërkojnë të shënohet vetëm numri i kandidatit dhe jo emri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME