Categories Lajme

PD: Mbylle karrierën me turp. Rama do të hedhë si limon i shtrydhur në mes të katër rrugëve!

Pas daljes së tij publike të parë në media pak pas marrjes së detyrës së zv/ministrit të Financave Besart Kadia, vjen një reagim nga radhët e PD-së. Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, ish-deputeti Aleksandër Biberaj, përmes një postimi në ‘Facebook’ thekson se Kadia ka gabuar rëndë që ka shkuar në gjirizin e anijes që po mbytet sipas tij në krim dhe korrupsion. Mes të tjerash Biberaj paralajmëron Kadian që; “mbaje mend, Edi Rama do te shtype dhe do te hedhe si limon i shtrydhur ne mes te kater rrugeve!”.

BESART GABOVE RENDE QE SHKOVE NE GJIRIZIN E ANIJES QE PO MBYTET TE KRIMIT DHE TE KORRUPSIONIT TE TMERRSHEM TE RILINDJES! MBAJE MEND EDI RAMA DO TE SHTYPE DHE DO TE HEDHE SI LIMON I SHTRYDHUR NE MES TE KATER RRUGEVE! BESART NUK JE FITUES I CMIMIT NOBEL NE EKONOMI POR JE NJE NDER ATA QINDRA DHE MIJERA TE RINJ TE ARSIMUAR NE PERENDIM POR QE PD DHE BASHA TE DHANE NJE MUNDESI TE ARTE POLITIKE POR TI ME MOSMIRENJOHJEN DHE MUNGESEN E RESPEKTI EDHE NDAJ VEHTES PERFUNDOVE NE PREHRIN E PISET TE RAMES !

Te dashur miq, Nje “djale i mire” dhe i mire-arsimuar beri nje gabim fatal, te pafalshem dhe te pandreqshem per karrieren e tij politike, duke i’u bashkengjitur anijes se krimit dhe te korrupsionit te rilindjes qe po fut uje nga te gjitha anet ne 5-mujorin e fundit te karrieres se Edi Rames dhe bandes se tij. E kam mik dhe e respektoj shume Besartin, por fatkeqesisht ai tregoi dobesi te theksuar karakteri, dinjiteti,formimi dhe intimidim inferior nga oferta djallezore e Edi Rames, i cili do ta shtype nga te gjitha anet Besartin dhe do ta hedhe si limon te shtrydhur ne mes te kater rrugeve, ashtu sic ka bere Edi gjate gjithe karrieres se tij politike me mosmirenjohjen e tij epike ndaj te gjithe promovuesve te tij si dhe shokeve dhe miqve te tij.

Besart nuk kishe nevoje qe te tregoje gjithe kete mosmirenjohje dhe te sulmoje PD-ne pas shpine me porosi dhe me pagese te Edi Rames. Besart sot ti u shite shume lire dhe e mbylle me turp edhe karrieren tende politik, PD nuk e demton aspak perkundrazi e forcon, rrotacionin dhe ndryshimin e madh nuk e ndalon dot askush ne bote! Gjithsesi Besart suksese ne jete:) dhe ne misionin tuaj te ri ne “mbrojtjen dhe konsolidimin e shtetit kriminal te Edi Rames, te oligarkeve, mafies, bandave dhe grupeve kriminale”! Besart “do ta mbrosh shtetin shqiptar” por nga kush lind pyetja!? Shteti Besart, besoj se e ke mesuar ne Angli ku edhe ke studiuar, qe mbrohet nga ata qe jane ne shtet/pushtet dhe qe kane 8 vjet qe vetem vjedhin, grabisin, plackisin, varferojne, rrenojne, izolojne dhe shkaterrojne. Pushteti kriminal te cilit iu bashkengjite e ka shnderruar Shqiperine ne toke te djegur dhe germadhe, nga ku shqiptaret po ikin nga syte kembet cdo dite. Besart shteti nuk mbrohet as nga populli dhe as nga opozita, populli eshte objekt i shkaterrimit nga pushteti ndersa opozita eshte alternative qeverisese! Mesoji keto gjera se ke nevoje ti dish tani qe do te jesh i punesuar si sherbetor i mafies ne pushtet!zone e lire

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME