Categories Lajme

PD prezanton 3 nismat për ndryshimet kushtetuese

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Alfred Rushaj, deklaroi se pastrimi i politikës nga zyrtarët e lartë dhe politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin i shërben një qeverisje më të mirë për qytetarët dhe i jep fund modelit të papërshkueshmërisë. Duke prezantuar vetingun e politikanëve në mbledhjen e përbashkët të Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, Rushaj tha se ka ardhur koha që politikanët të trajtohen nga ligji njësoj si gjyqtarët, prokurorët dhe policët, të cilët kalojnë procesin e vetingut për ligjshmërinë e pasurisë dhe kontakteve të papërshtatshme me krimin.

“Dekriminalizimi i plotë dhe zbatimi i të njëjtave norma të vetting-ut për vlerësimin e lidhjeve me krimin e organizuar, dhe ligjshmërinë e pasurisë, duhet të zbatohet edhe ndaj zyrtarëve të lartë publikë, ku përfshihen deputetët, Kryeministri, ministrat, kryebashkiakët dhe drejtuesit e institucioneve kushtetuese. Kjo garanton parimin e barazisë përpara ligjit, dhe përbën një premisë për një qeverisje të pandikuar nga krimi i organizuar dhe korrupsioni, duke pastruar nga radhët e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, individë të lidhur me krimin e organizuar dhe të korruptuar. “- u shpreh zoti Rushaj.  Kreu i grupit parlamentar të PD, përdori fjalët e Paolo Brosellino-s ku tha: “Ekziston një keqkuptim bazë sipas të cilit politikani që shoqërohet me mafiozë, nëse nuk dënohet nga gjykata, është i ndershëm! JO! Gjykata mund të bëjë vetëm vlerësime të natyrës gjyqësore. Është detyrë e institucioneve që Të flakin politikanët e afërt me Mafian, për të qenë të ndershme dhe për t’u shfaqur si të tilla”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME