Categories Lajme

PD propozon mbylljen e shkollave të paktën për tre javë

Partia Demokratike propozon mbylljen e shkollave për të paktën 3 javë në mënyrë që të ulet virulence, ose mbylljen me tre javë të shkollave që janë bërë vatra infeksioni.

Ish-deputetja e PD-së, Albana Vokshi e ftuar në një intervistë për Ora News foli për situatën e rënduar në të cilën gjenden shkollat në vend për shkak të koronavirusit. Vokshi tha se qeveria ka dështuar me përballimin e pandemisë në shkolla duke listuar dhe numrin e të infektuarve në radhët e nxënësve dhe mësuesve në shkollat e Tiranës të cilat vijojnë të mbeten hapur. Sipas PD-së në të gjithë Tiranën llogariten 300 nxënës e 130 mësues të prekur

Në këndvështrimin tonë të mbyllen shkollat që janë vatra të paktën për disa javë. Pse jo të mbyllen për 3 javë shkollat në mënyrë që të ulet virulence dhe më pas të hapen. A e dini pse nuk i mbyll qeveria shkollat?
Sepse nuk do të paguajë prindërit që të rrijnë me fëmijët e tyre në shtëpi. Prandaj duhet ndryshim i menjëhershmëm i kësaj qeverie”
 nënvizon Vokshi gjatë intervistës për gazetarin Leftion Peristeri në Ora News.

vokshi

PD bën me faj qeverinë për keqmenaxhimin e situatës duke mos marrë parasysh as propozimet e PD-së

“Kemi kapërcyer rolin tonë si opozitë duke dhënë propozime e plane konkrete të gatshme të qeverisë. Basha ka mbledhur ekspertët më të mirë brenda dhe jashtë PD-së për të arritur në një plan jo thjesht politik por të ndikonte drejtëpërdrejtnë në mbrojtje të mësuesve dhe nxënësve, por sigurisht që Rama e bëri veshin e shurdhët, nuk dëgjoi asnjë thirrje” tha Vokshi në intervistën për Ora News.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME