Categories Lajme

PD Vlorë: Reforma territoriale ka dështuar, janë shtuar shpenzimet për bujqit

Pas trajtimit në Ora News të mungesës së ujit vaditës në Shushuicë të Vlorës, reagoi dhe Partia Demokratike, dega e po këtij qyteti. Përmes një deklarate PD thotë se reforma territorial e administrative ka dështuar dhe ka sjellë vetëm shpenzime të shtuara dhe angari për banorët.

Deklarata e plotë:  Hallin as ta zgjidhin, as ta qajnë! Kryereforma territoriale e administrative ka dështuar. Siç u nis, u bitis! Solli shpenzime të shtuara dhe angari pa kuptim për banorët. Shembull për këtë është rasti i Njësisë Administrative Shushicë, nën juridiksionin e (e të famshmes) Bashkisë Vlorë. Bujqit aty po vuajnë mungesën e ujit për vaditje.  Megjithë kërkesat për ndihmë në bashki, nuk u është dhënë asnjë përgjigje.

Kështu, “mirë halli që s’u zgjidhet, por as u qahet, të paktën…”. Miliona lekë investime do të shkojnë dëm. Familje të tëra do të mbeten pa asnjë të ardhur nga toka. Por, njerëzit s’kanë pikë rëndësie përballë leverdive elektorale për Rilindjen. Në fund të fundit, vlejnë votat. Pushteti është gjithçka!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME