Categories Lajme

Pedagogët ultimatum për rritje page, Kushi: Tre universitete reflektuan pas vendimit të qeverisë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi foli në Komision në lidhje me kërkesën e pedagogëve për rritjen e pagave të cilët kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestës në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen.

Kushi mori rastet e tre universiteteve që kanë miratuar rritjen deri në 15% pas vendimit të qeverisë. Ndalur tek fakti se jo të gjithë universitetet kanë kushtet për ta bërë këtë rritje, ajo u shpreh se ky është edhe qëllimi i ligjit të arsimit të lartë që të nxisë konkurrencën mes universiteteve.

“Nëse ofrojmë programe që nuk i kërkon tregu, do shkojnë drejt mbylljes dhe do ulet numri i studentëve. Sa i takon pagave të pedagogëve, me VKM të muajit shtator kemi parashikuar rritje deri në 15%.

Ju solla shembullin e universitetit të Tiranës, Mjekësisë dhe Sportit, që tashmë e kanë miratuar rritjen. Ju thoni disa universitetet e kanë mundësinë disa nuk e kanë. Pikërisht këtë nxit edhe ligji i arsimit të lartë, konkurrencën mes universiteteve.

Ne duam që financimi i tyre të bazohet në performancë që një pjesë e këtyre të ardhurave të shkojë për vetë ata. Fakti që tre universitete iu përgjigjën menjëherë, atëherë mundësitë janë”, deklaroi Kushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Tiranë/ Arrestohet një 33-vjeçar për plagosje

Policia e Tiranës ka ndaluar dy persona të dyshuar për ngjarje të ndryshme kriminale me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur! Ja gjendja e 21-vjeçarit të plagosur

Protestat studentore/ 21 të lënduar në Tiranë, mes tyre 8 policë dhe 3 të mitur!…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë në kantier

TENSIONE NË VLORË/ Përplasje mes protestuesve dhe Policisë kundër Muzeut Hebraik, qytetarët tentojnë të hyjnë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME