Categories Lajme

Pëllumbi Pipero: Situata e infektimeve në vend do të vazhdojë në këto nivele

Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, tha se parashikon që situata e infektimeve në vend, të vazhdojë në këto nivele edhe gjatë gjysmës së parë të muajit shtator.

“Është e vështirë të bëjmë parashikime. Unë besoj që deri nga fundi i gjysmës së parë të Shtatorit situata do të jetë pak a shumë e njëjtë dhe mandej të shikojmë. Them kështu sepse ekspozimi vijon të jetë i lartë qoftë për shkak të pushimeve dhe mosrespektimit të protokolleve” u shpreh Pipero në një intervistë në TV Klan. I pyetur lidhur me nivelet e vdekshmërisë në Shqipëri, mjeku tha se ato janë të krahasueshme me vendet e tjera, por pranoi se vdekshmëria në repartet e terapisë intensive është më e lartë te ne, krahasuar me vendet e tjera.

“Vdekshmëria në Shqipëri, në spitalet tona është e krahasueshme edhe me vendet e tjera. Natyrisht nëse i referohemi vdekshmërisë në repartet e terapisë intensive tek ne është më e lartë, por kjo është një situatë që duhet analizuar në kohën e duhur. Sa i përket vdekshmërisë në spitale nuk më rezulton që të jetë me lartë se në vendet e tjera”, tha Pipero. Lidhur me aplikimin e trajtimit më plazmë në Shqipëri, Pipero u shpreh optimist, megjithatë tha se mrekulli me trajtimet Covid sot nuk ka në asnjë vend të botës.

“Duhet të jemi të qartë që mrekulli me skemat e mjekimit me Covid nuk ka sot në asnjë vend të botës, por përdorimi i plazmës ka dhënë rezultate mjaft optimiste dhe po merr përdorim të gjerë në të gjitha vendet. Ndihmon pacientët. Plazma jep një shans për të mbijetuar pacientët”, tha Pipero.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME