Categories Lajme

Pendohet Nuredin Dumani, tani hapet “Kutia e Pandorës”

Dy persona të përfshirë në ngjarje të renda kriminale janë bërë bashkëpunëtor të drejtësisë.

Sipas News 24, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxha kanë marrë statusin e të penduarit.

Mësohet se Dumani i cili u arrestua pak kohë më parë në Fier ka treguar emrat e personave që kanë qenë pjesë e grupeve kriminale.

Këta dy të penduar pritet të hedhin dritë mbi dhjetëra ngjarje të rënda kriminale, jo vetëm në Elbasan, por edhe në Tiranë, Durrës apo Fier.

Një nga ngjarjet më të rënda për të cilat Dumani ka rrëfyer gjithçka, është masakra e Bradasheshit, ku u vranë tre persona.

Nuredin Dumani merret në pyetje për tentativën e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit

Rreth një muaj pas arrestimit të Nuredin Dumanit, i dyshuar si i përfshirë në një sërë vrasjesh, të tjera detaje dalin në dritë rreth aktivitetit të tij kriminal. Ndërkohë që është përfshirë në disa vrasje, Dumani është kontaktuar edhe për kryerje të vrasjeve të tjera.

Burime nga grupi i hetimit, bënë me dije se Dumani ka qenë i kontaktuar nga një grup kriminal që operon në qytetin e Elbasanit, për të ekzekutuar Sokol Sanxhaktarin, dhëndri i ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, aktualisht i dënuar për vrasje.

Sipas të dhënave, rreth dy vite më parë, Nuredini ishte “kontraktuar” për të kryer eliminimin nga një tjetër grup rival kriminal.

Për këtë arsye, 35-vjeçari me origjinë nga Dibra dhe banues në Durrës ka qëndruar përreth dy muaj në zonën e Elbasanit ku do të studionte të gjithë lëvizjet e Sokol Sanxhaktarit për të gjetur momentin e duhur për ta eliminuar.

Përveç Prokurorisë së Elbasanit, mësohet se Nuredin Dumani është marrë në pyetje nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Gjatë hetimeve, oficerët e BKH-së kanë pyetur Dumanin lidhur me objektivin që ai kishte për të eliminuar dhe për porositësit, si dhe për ngjarje të tjera kriminale që janë të lidhura me emrin e tij.

ARRESTIMI I NUREDIN DUMANIT

Një telefonatë anonime mbrëmjen e 29 marsit për një person të plagosur në një apartament në lagjen “Apolonia” të Fierit çoi në prangat një nga emrat më të kërkuar të botës së krimit në Shqipëri. Nuredin Dumani arrestohet nga policia pas një atentati të dështuar në aksin Peqin-Elbasan, ku ai mbeti i plagosur me armë zjarri.

“Më datë 29 mars 2022, rreth orës 17:35, në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në Papër, është qëlluar me armë zjarri ndaj një automjetit tip ‘BMW’, në të cilin dyshohet se udhëtonte shtetasi i kërkuar. Pas marrjes dijeni për ndodhjen e kësaj ngjarjeje, falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, si dhe ndjekjes në një kohë shumë të shpejtë nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, u arrit të lokalizohej dhe të kapej shtetasi Nuredin Dumani”, tha Policia e Shtetit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota Lajme

Tiranë/ Akuzohet për vrasjen e vajzës së tij në Shqipëri, Prokuroria mbyll hetimet për palestinezin!

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për palestinezin Fadi Alwan dhe e çoi në gjyq për vrasjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu gjetën 1000 fara kanabisi në makinë, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Procesi”, me qëllim parandalimin e kultivimit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himara bëhet gati për çeljen e sezonit turistik, 3 ditë me mbi 15 aktivitete argëtuese

Qyteti bregdetar i Himarës bëhet gati për çeljen zyrtare të sezonit veror. Mbi 15 aktivitete…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi e rëndë: Nëna vetëvritet pak orë pasi bashkëshorti i vrau foshnjën 4-muajshe

Një ngjarje e tmerrshme ka tronditur opinionin publik në Huntsville, Shtetet e Bashkuara, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hiqet kufiri, rikthehet lëvizja e lirë Kosovë–Shqipëri

Ka hyrë sërish në fuqi këtë të premte marrëveshja për lëvizjen e lirë kufitare mes…

LEXO ME SHUME