Joe Biden do të bëhet presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara, pasi fitorja në shtetin ku ai lindi i siguroi 270 votat elektorale të nevojshme për të fituar. Bazuar në projeksionet e mediave amerikane, me 20 votat elektorale të Pensilvanisë, Biden tani ka një total prej 273 votash elektorale.
Para se të bëhej i nominuari për president i Demokratëve, Biden shërbeu si nënkryetar nën ish Presidentin Barack Obama. Ai është gjithashtu senatori më jetëgjatë i Delaware. Gjatë gjithë fushatës së tij, Biden ka argumentuar se “shpirti i kombit” është në rrezik dhe ka premtuar se ai do të kërkojë të shërojë një vend të thyer nga presidenca e Trump. Rezultati e bën Donald Trump presidentin e parë me një mandat që nga vitet 1990. Projeksionet e mediave të huaja mbi fitoren e Biden bazohen në rezultatet jozyrtare nga shtetet që tashmë kanë mbaruar me numërimin e votave të tyre.
Zgjedhjet kanë parë pjesëmarrjen më të lartë që nga viti 1900. BBC raporton se Biden ka fituar më shumë se 73 milion vota deri më tani, shifra më e lartë e arritur nga ndonjë kandidat për president të ShBA. Pak më parë, Donald Trump e deklaroi veten fitues të zgjedhjeve kur numërimi i votave ishte i papërfunduar duke thënë se votat ndaj Biden janë manipulim, por nuk shfaqi asnjë provë për këtë. Fushata e tij ka ngritur një mori gjyqesh në shtete të ndryshme dhe më herët të Premten, pasi Biden u shfaq dhe tha: “Këto zgjedhje nuk kanë mbaruar”.
