Categories Lajme

Për herë të parë, Amerika do të ketë një ‘Zotëri të Dytë’

Kamala Harris do të hyjë në historinë e Shteteve të Bashkuara si e para grua me ngjyrë në postin e zëvendëspresidentes. Jill Biden, gruaja e presidenti të zgjedhur Joe Biden pritet të marrë rolin e Zonjës së Parë. Ndërsa, bashkëshorteve të zv/presidentëve të mëparshëm u është caktuar roli i ‘Zonjës së Dytë’.

Por në këtë rast gjithçka ndryshon. SHBA do të ketë për herë të parë, një ‘Zotëri të Dytë’. Burri i Harris, Doug Emhoff, do të jetë “Zotëria i Dytë i SHBA-së”. Avokati 56-vjeçar nga Kalifornia, i cili është edhe baba i dy fëmijëve, është gjithashtu personi i parë hebre që merr rolin e “bashkëshortit të dytë”. Kamala Harris u lind në Oakland të Kalifornisë (1964) nga dy prindër emigrantë, nëna me origjinë indiane dhe babai i lindur në Xhamajka. Pas shkurorëzimit të prindërve, Harris u rrit kryesisht nga nëna e saj hindu, Shyamala Gopalan Harris, një studiuese për kancerin dhe aktiviste për të drejtat civile.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME