Categories Lajme

Për herë të parë në Berlin, kryetare bashkie do të jetë një grua

Socialdemokratja Franziska Giffey, ish-ministrja gjermane e Familjes, është gruaja e parë që merr postin e kryebashkiakes së Berlinit, pas votimit nga delegatët e qytetit.

Franziska Giffey u betua gjatë së martës para parlamentit të Berlinit, pasi u zgjodh në Dhomën e Përfaqësuesve. Vendimi e bën udhëheqësen rajonale të Social Demokratëve (SPD) në Berlin, kryetaren e parë grua të qytetit. Kryetari i senatit, Dennis Buchner, tha se 84 deputetë kishin votuar pro Giffey, ndërsa 52 votuan kundër dhe dy abstenuan.

Giffey, e cila shërbeu si ministre e Familjes deri në dorëheqjen e saj në maj të këtij viti, kishte nevojë për të paktën 74 vota për t’u zgjedhur.

Tashmë ajo kryeson qeverinë e landit të kryeqytetit gjerman, e cila përbëhet nga një koalicion mes SPD-së, të Gjelbërve dhe Partisë së Majtë, koalicion që së bashku ka 92 deputetë.

Giffey dha dorëheqjen nga qeveria e fundit e ish-kancelares Angela Merkel, pas akuzave për plagjiaturë në tezën e saj të doktoraturës. Më vonë asaj iu hoq doktoratura. Përpara se t’i bashkohej qeverisë kombëtare në vitin 2018, Giffey ishte më së shumti e njohur si kryebashkiake e qarkut Neukölln në Berlin.

Strehimi, prioriteti kryesor

Në detyrën e saj të re, Giffey ka identifikuar si prioritet kryesor çështjen e strehimit. Rritja e çmimit të qirave në Berlin është një nga temat më të debatuara.

Qeveria e Giffey do të duhet të vendosë se si të veprojë në lidhje me rezultatin e një referendumi jodetyrues në shtator, në të cilin votuesit mbështetën idenë që qyteti të shpronësojë rreth 240.000 apartamente nga pronarët e korporatave. Rreth 56% e atyre që votuan ishin në favor të marrjes së masave kundër kompanive të pasurive të paluajtshme, që menaxhojnë më shumë se 3.000 prona.

Giffey është shprehur fuqishëm kundër shpronësimit. Vendimi, i votuar të shtunën (18.12) nga delegatët në një konferencë të partisë në pushtet, e vë SPD-në kundër dy partnerëve të saj të vegjël të koalicionit në qeverinë e Berlinit.

Të tria palët nënshkruan të martën (21.12) një udhërrëfyes, duke bërë thirrje për një “partneritet publik privat për ndërtime të reja dhe strehim të përballueshëm”.

Ndërsa Giffey është gruaja e parë që zgjidhet si kryetare bashkie e Berlinit, Louise Schroeder e SPD-së ushtroi detyrën e kryetares së bashkisë nga maji 1947 deri në dhjetor 1948. Schroeder kish qenë më herët nënkryetare e bashkisë dhe u emërua në detyrë pasi paraardhësi i saj dha dorëheqjen menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagoset me thikë 17-vjeçari në Korçë, arrestohet pas ngjarjes autori

Të përfshirë në konflikt mësohet se janë disa të rinj ku njëri prej tyre, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përfituan 800 mijë euro, arrestohen dy magazinierë, dyshohet se vodhën mijëra kilogramë kafe në subjektin ku punonin

Dy magazinierë janë vënë në pranga nga policia, ndërsa ka nisur hetimi për një shpërndarës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME