Categories Lajme

Për narkomanët, jo patentë/ Shefi i Urgjencës Skënder Brataj : Ka shumë aksidente, t’u hiqet leja e drejtimit

Janari ka shënuar një numër të lartë të aksidenteve rrugore, 10 në ditë, ndërkohë që shumë prej tyre konstatohet se ndodhin për shkak të përdorimit të alkoolit apo lëndëve narkotike nga drejtuesit e automjeteve.

Shefi i urgjencës Kombëtare Skënder Brataj propozon të krijohet bazë ligjore për të kaluar në sitë të gjithë përdoruesit e substancave narkotike e tu hiqet patenta, referuar kjo modelit italian.

“Fakti që kemi pasur 80 mijë makina të regjistruara do të ketë rritje patjetër të aksidenteve…”, tha ai.

Heqja e lejes se drejtimit, thotë Brataj, të bëhet derisa personit t’i dalin analizat e gjakut të pa kontaminuara nga substancat.

“Në çdo aksident të testohen përveç se për alkool edhe për lëndë narkotike, të gjithë ata që janë përfshirë në aksidente të dërgohen në spital për testim. Ata që refuzojnë automatikisht të konsiderohen përdorues e t’u hiqet  leja e drejtimit”, u shpreh ai.

Sipas Brataj testimi është edhe më i domosdoshëm për të gjithë personelin mjekësor, dhe drejtues të automjeteve të transportit publik.

“I gjithë personeli mjekësor në fakt, mjekë, infermierë, drejtues të ambulancave, autobusëve, taksive, drejtues të mikrobusëve të nxënësve, duhet zero alkool gjatë orarit zyrtar të punës . Duhet të monitorohen në vazhdimësi e t’u hiqet leja e drejtimit derisa të rezultojnë të pastër”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME