Categories Lajme

“Për ne nuk pyet njeri, më shumë vuaj tani se i burgosur nga komunistët”

Ramazan Leka 82 vjeç nga fshati Borizanë i Krujës jeton në kushte tepër të rënda, i pa martuar dhe pa fëmijë. Festat e fundvitit po e gjejnë atë të mbytur në vetmi e në skamje për shkak të burokracive të shumta. Jeta e tij është nje vuajtje e vazhdueshme pasi në kohën e komunizmit ai u dënua dhe vuajti një dënim prej 27 vite burg duke punuar nëpër minierat e kromit dhe të bakrit. Të ardhurat mujore të tij arrijnë në 55 mijë lekë të vjetra të ardhura këto nga një pencion social. Sorollatjet e shumta burokratike prej vitit 1992 e deri tani kanë bërë që Ramazani të mos marrë asnjë qindarkë.

Përsa i përket pensionit social ai duhet të merrte 7160 lekë por merr vetëm 5500 pasi pjesën tjetër ia mbajnë për qiranë e tokës që ai nuk disponon. Natyrisht këto të ardhura atij nuk i mjaftojnë për të përballuar jetesën duke filluar nga ushqimi e ilaçet pasi vuan nga një sëmundje e rëndë lëkure. Ramazan Leka: Asnjë lloj feste. Po vuaj më shumë se kur isha në burg në kohën e Komunizmit. Atje të paktën një lugë supë e kisha dhe shkoja bëja normën e detyruar. Për ne nuk pyet njeri.  Ramazani kërkon nga shteti që t’i njihen vitet e punës kur ishte në burg dhe puna nëper miniera, në mënyrë që dhe këto pak vite që i kanë mbetur ai të jetojë denjësisht e pa borxhe e sakrifica.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME