Categories Lajme

Për një javë e rrëmbyer, pas denoncimit të prindërve, lirohet vajza nga Fieri: Abuzuan seksualisht, më kyçën në një banesë në Vlorë

Merr fund saga e rrëmbimit të 37-vjeçares nga Fieri, ku pas denoncimit të prindërve një ditë më parë në emisionit ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv autori e lë të lirë.

Vajza e shoqëruar me prindërit e saj mbërriti mesditën e kësaj të marte në studio duke zbuluar emrin e autorit dhe vendin ku u mbajt peng për një javë. Në një intervistë me gazetaren Odeta Dume, ajo tregoi se ishte abuzuar seksualisht nga një person i panjohur, dhe po ky i fundit e kishte lënë të lire më pas.

“Isha e mërzitur atë ditë dhe kisha dalë nga shtëpia. Në rrugë më rrëmbyen disa persona të komunitetit rom, që nuk i njihja dhe më çuan në qytetin e Vlorës. Atje më dorëzuan tek një burrë, i cili ishte dorë e bardhë. Më mbajti të kyçur në një shtëpi. Gjatë kësaj kohe ai ka abuzuar me mua (qan)… Ai ikte në punë dhe unë kisha frikë të ikja pasi më kërcënonte. Pas emisionit ai më la të lirë dhe më kërcënoi të mos tregoja.

Nën insistimin e nënës së saj, u zbulua emri i vlonjatit që mbajti vajzën peng prej 24 qershorit. Ajo iu drejtua të bijës që të fliste dhe të tregonte të vërtetën.

‘Thuaje emrin, thuaje që quhet Miri…mos ki frikë. Odeta, vajza ka shumë frikë, ne nuk dimë çfarë të bëjmë. Në polici ajo nuk tregoi asgjë sepse ai e ka kërcënuar me jetë’- u shpreh nëna e saj.

Gezetarja Dume e pyeti të renë nëse ajo ishte në gjëndje të përshkruante imazhin e tij dhe se a mund ta njihte nëse do ta shikonte sërish.

‘Ai ishte rreth të 40-ve dhe i kishte flokët e zeza. Nuk fliste shumë, dhe unë kisha frikë ta pyesja. Nëse e shikoj e njoh mirë fytyrën e tij.”- rrëfen mes lotëve 37-vjeçarja

Babai i të resë, Shefqet Hasa, shpreh frikën se mos e bija mund të ketë mbetur shtatzënë nga ky abuzim, ndërsa për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike nuk kanë mundur t’i bëjnë një vizitë tek gjinekologu.

“E nisi me autobus se u frikësua që ne e denoncuma në program dhe më pas e la në rrugë. Kemi frikë se mos ka mbetur shtatzënë nga abuzimi. Tek gjinekologu nuk kemi qenë sepse nuk kemi mundësi. Unë dua të zbulohet e drejta e vajzës.”- tregon babai

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME