Categories Lajme

U braktis në kosh mbeturinash nga nëna/ 60-vjeçari takohet pas gjashtë dekadash me vëllanë

Një burrë i cili u braktis në një kosh mbeturinash në moshën dyjavëshe nga nëna e tij, ka takuar vëllanë e tij nga babai për herë të parë, në emisionin “Long Lost Family”.

Sipas Daily Mail, Paul Connolly, i lindur në Londrën Lindore, në vitin 1962, ishte në kërkim të familjes së babait të tij, pasi kishte kaluar fëmijërinë e tij në një jetimore, ndërsa kishte kontakte me të afërmit nga nëna.

Nëna e braktisi kur ai ishte më pak se një muajsh, ndërsa një fqinj dëgjoi të qarat e tij dhe thirri shërbimet sociale.

Pas një testi ADN-je ai zbuloi se ishte gjysmë maltez dhe falë stafit të “Long Lost Family”, ai gjeti vëllanë e tij nga babai, Frankie Peroni, 62 vjeç, i cili ndoqi të njëjtën shkollë si Paul në të njëjtën kohë.

Por ngjashmëritë e tyre me njëri-tjetrin nuk ishin ato që i lanë më të hutuar shikuesit. Nga ana tjetër, shikuesit nuk mund ta besonin moshën e Paulit, i cili ngjan shumë më i ri se mosha e tij e vërtetë, 60 vjeç.

Ata ishin të mahnitur edhe nga detaje të tjera të përbashkëta, të dyja nënat e tyre që ishin katolike irlandeze deri tek ndjekja e të njëjtës shkollë në Essex në të njëjtën kohë. Vëllezërit tani jetojnë vetëm 22 kilometra larg njëri-tjetrit.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME