Categories Lajme

Për pak përfundoi në greminë, Bledi Çuçi i kërkon falje Anila Hoxhës

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me situatën që ndodhi ditën e djeshme, ku një efektiv i policisë shtyu gazetaren Anila Hoxha dhe një operator, në një zonë ku rrezikonin të binin në greminë. Çuçi i kërkon falje publikisht gazetares, dhe thotë se drejtori i policisë dhe SHÇBA-së kanë komunikuar me të, dhe efektivi i policisë që kreu aktin është pezulluar nga puna.  “Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht.

I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë. I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu”, shkruan Çuçi në postimin e tij. Gazetarja Hoxha dhe operatori u shtynë nga një punonjës i policisë, në vendin ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit të zhdukur Ruzhdi Hoxha. Gazetarja ka paralajmëruar që do të ndjekë penalisht efektivin e policisë për dhunën e ushtruar, teksa kolegët e mediave ishin në krye të detyrës, duke raportuar ngjarjen me mjaft interes për ndjekësit e tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME