“Facebook” ka menduar edhe për personat të cilët janë beqar dhe kanë problem të takojnë dikë në jetën reale. “Facebook” ka lansuar në disa vende dhe pritet të lansohen edhe në vendet e tjera “Facebook Dating” një opsion i ri për të gjithë beqarët të cilët mund të takohen dhe të njihen përmes këtij opsioni.
Pothuajse një vit që nga fillimi i testimin në Kolumbi, tani ky opsion është bërë i mundur në SHBA. Kjo metodë që do të jetë i lejuar për personat mbi moshën 18 vjeç, do të paraqitet si një tab i ri brenda aplikacionit të “facebook” në telefona, raporton “The Verge”.
Njerëzit mund të krijojnë një profil ndryshe nga ai që e kanë në Facebook, të cilët mund të takojnë kandidatë potencial në mesin e listës së shoqërisë dhe të tjerëve – por nëse ju nuk ndjeheni rehat të lidheni me të njëjtën shoqëri, atëherë ju mund të krijoni komplet një profil të ri jashtë, listës ekzistuese të shoqërisë.
Facebook ka thënë se do të sugjerojë persona të cilat bazohen bazë të preferencave të juaja që i shpjegoni kur e hapni profilin.
Ju nuk mund të i shihni listën e shoqërisë duke klikuar në opsion sekret, i cili ju lejon të të shprehni interes deri në nëntë miq në Facebook apo edhe të Instagram. Nëse ju dy pëlqeni njëri tjetrin atëherë do të merrni një njoftim duke ju a bërë të ditur.