Napoli ishte i pafat pasi në fazën e 1/16 e kompeticionit Uefa Chamapions League do të përballet me Bracelonën favorite. Klubi italian ndodhet në një krizë të thellë rezultatesh dhe tashmë me trajner të ri. Të kaltrit udhëhiqen nga tekniku Gennaro Gattuso. Ish-lojtari i Milanit që ka arritur ta fitoi 2 herë Ligën e Kampioneve është shprehur se takimi me katalanasit do të jertë i vështirë por të tijët nuk duihet të kenë frikë. “Barcelona, një skuadër e shkëlqyeshme, sfidë e madhe dhe na presin dy ndeshje shumë interesante. Ne do të përballemi në dy ndeshje pa frikë kundër katalanasve”, ka deklaruar Gattuso.
Categories
Sport
Përballja me Barçën, Gatusso ndez sfidën me deklaratën befasuese
