Categories Lajme

Shqiptarët, populli me më pak të ardhura në Europë

Shqiptarët rezultojnë populli me më pak të ardhura në Europë. Sipas  të dhënave të Eurostat rezulton se Shqipëria është 30%  poshtë mesatares së Bashkimit Europian për vitin 2018. Ndërkohë që përmirësimi nëse e krahasojmë me 2017 është shumë i vogël me vetëm 1%. Po ashtu edhe për konsumin ne renditemi në vendin e fundit në Europë. Ndërkohë vendet që kanë nivelin më të lartë të ardhurave për frymë  e po ashtu edhe konsumin janë Mali i zi i ndjekur nga Serbia dhe Maqedonia. Vendet e rajonit kanë një diferencë të theksuar të të ardhurave nëse krahasohet me vendet e Bashkimit Europian.

Ndërsa ecuria e nivelit të ardhurave dhe konsumit vijon të mbetet e modeste gjatë viteteve të fundit. Institucione ndërkombëtare financiare vlerësojnë se Shqipërisë por edhe vendeve të tjera në rajon mund t’u duhen mbi 80 vite për të arritur në nivelin e zhvillimit ekonomik të vendeve të Bashkimit Europian. Shumë familje në Shqipëri vijojnë të jetojnë vetëm me të ardhurat që vijnë nga remitancat. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë  gjatë periudhës korrik-shtator në vend kanë hyrë 185 mln euro remitanca.  Nëse e krahasojmë me një vit më parë ky nivel është rritur me rreth 8%. Shumë familje të veri të Shqipërisë jetojnë kryesisht vetëm me të ardhurat nga emigrantët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME