Categories Lajme

Përcillet mes duartrokitjesh dhe lulesh presidenti i “Fax News”, Kasem Hysenbelli

Mes duatrokitjesh të panumërta dhe lotëve që nuk shteronin, trupi i pajetë i presidentit të Fax News, Kasem Hysenbelli është përcjellë për në banesën e fundit. Shumë miq, gazetarë, njerëz të botës së biznesit, politikës, ishin të pranishëm për ti dhënë lamtumirën e fundit, arkitektit të medias së lirë dhe të pavarur, që ishte gjithmonë në krah të popullit të lirë. Stafi i Fax News dhe Fax Web, të trishtuar thellë për këtë largim, hodhën karafila të bardhë dhe kuq, ndërkohë që trupi i pajetë i Kasem Hysenbellit nxirrej nga banesa.

Drejtor Kasemi iku në heshtje, duke lënë pas vlerësime pafund për figurën dhe integritetin në raport me njerëzit e medias dhe jo vetëm, ndërkohë që largimi i tij fizik duket ende i pabesueshme për stafin që ruan në mendje zërin dhe këshillat e tij të drejta. Të pafund ishin komentet në rrjet për një personalitet si Kasem Hysenbelli, ku dhjetëra gazetarë ruanin në kujtime vetëm mirësinë e njeriut të guximshëm të medias dhe qytetarit që investoi dhe kotribuoi për vendin e tij nëpërmjet një media të lirë e cila u bë një dritare e shtuar për të gjithë shqiptarët.

Të gjithë janë të një mendimi, humbja e Kasem Hysenbelliut është një humbje e madhe për mediat shqiptare, për qytetarinë dhe për vetë demokracinë e medias, pasi ai ishte një misionar i së vërtetës, dhe pasionant i fjalës së lirë. Fax News dhe Fax Web, mediat të cilat krijoi Kasem Hysenbelli, vetëm në pak vite u bënë shtëpia e fjalës së lirë, për çdo qytetar të thjeshtë, të cilët jo në pak raste e konsideronin si “televizioni i së vertetës”. Kasem Hysenbelli u nda nga jeta me 5 dhjetor, pas një betejë të vështirë prej disa javësh me sëmundjen e COVID-19, në një spital në Turqi, duke lënë pas një dhimbje të fortë, por në kujtime e secilit do të mbahet mend me humorin e hollë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e enjte 2 korrik 2026

Dashi Mesa duket nuk dëshironi ta angazhoni këtë ditë të re me përgjegjësi dhe aktivitete.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kuvendit, policia shoqëron disa protestues

Tensione janë shënuar para Kuvendit teksa pritet që të nisë seanca e sotme plenare, ndërsa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në një lokal në Vlorë në orët e para të mëngjesit

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse, e cila dyshohet të ketë qenë tritol, ka…

LEXO ME SHUME