Categories Lajme

“Përdhesë e vogël në Topana, Kish mure kallamash, po u bë kala…”

Si sot, 78 vjet më parë, në 18 tetor 1942, Topana, një nga lagjet më antifashiste të Vlorës, u ndez tym e flakë dhe mbajti frymën për orë të tëra nga krismat e gjëmimet e një prej betejave më heroike të Luftës Antifashiste.

Rreth 400 milicë fashistë e bashkëpunëtorë të tyre, të informuar nga spiunë e tradhëtarë, kishin rrethuar në pabesi shtëpinë e Murat Lamçes, ku strehoshin katër të rinjtë antifashistë, Hajredin Bylyshi, Mumin Selami, Barjam Tushi dhe Hiqmet Buzi. Thirrjes së armikut për t’u dorëzuar, ata ju përgjigjën me plumba dhe granata, ashtu siç thonë edhe vargjet e popullit “trimat lindin po kurrë nuk vdesin, plumbat në gjoks i presin dhe vatanin nuk e shesin”.

Të katër ranë heroikisht për të mos vdekur kurrë, duke shkruar me gjakun e tyre një nga faqet më të ndritura të Epopesë së Lavdishme të LANÇ-it, dhe kaluar në përjetësi me trimërinë e patriotizmin deri në vetëmohim, si burim i përjetshëm frymëzimi për të gjithë gjeneratat e reja në betejat për liri.

Heroizmi i tyre i gdhendur fort në memorien e Vlorës trime e të mbarë kombit shqiptar, do kujtohet gjithmonë me nderim e respekt, edhe si detyrim moral, për t’i përjetësuar dhe ngritur më lart kujtimin e veprën e tyre. Betejat heroike të Tre Heronjve të Shkodrës, të Vojo Kushit dhe shokëve të Tij në Tiranë dhe të Katër Heronjve në qytetin e Vlorës ishin dëshmia më e madhe e atdhedashurisë dhe urrejtjes ndaj pushtuesit.

Populli i Shkodrës, Tiranës dhe Vlorës, për orë të tëra pa heroizmin dhe trimërinë e të rinjve antifashistë për të sakrifikuar dhe jetën në emër të Lirisë dhe Dinjitetit Kombëtar.

Gjaku i tyre nuk shkoi dëm! Heroizmi i tyre shtoi urrejtjen për pushtuesit dhe frymëzoi dhjetëra mijëra të rinj për t’iu bashkuar Lëvizjes Antifashiste dhe formacioneve partizane.

I PËRJETSHËM KUJTIMI I HERONJVE TË POPULLIT, HAJREDIN BYLYSHI, MUMIN SELAMI, BARJAM TUSHI DHE HIQMET BUZI! LAVDI TË PËRJETSHME DËSHMORËVE TË ATDHEUT!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turizmi/ Kriza për punëtorë, pagat sezonale në Jug për pastruese arrijnë deri në 1,200 euro! Rritet me 20% oferta për punonjës

Ashtu si një vit më parë, edhe këtë sezon turistik baret, restorantet dhe hotelet në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vritet në lokalin e tij në Sarandë, Ismaili, pjesë e strukturave drejtuese të PD, deputetja demokrate: E tronditur, autorët të vihen para drejtësisë

Rexhep Ismaili, 66-vjeçari i cili një ditë më parë u ekzekutua me armë zjarri në…

LEXO ME SHUME