Categories Lajme

Përdhunimi i 26-vjeçares në Vlorë/ Balla: Ndëshkim për të gjithë autorët! (Video)

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka udhëtuar sot drejt Vlorës për të takuar në spitalin e qytetit 26-vjeçaren që mbeti viktimë e përdhunimit dhe nxitjes së përdorimit të lëndëve narkotike nga disa persona. Balla tha për media se kultura e pandëshkueshmërisë së dhunës me bazë gjinore do të marrë fund.Ai u shpreh se vajza do ketë mbështetje të plotë ligjore dhe se autorët do të ndëshkohen për krimin.

“Nuk është e vërtetë që policia ka vepruar me vonesë. Emrat e fajtorëve i cakton prokuroria, lëreni të bëjë punën e vet. Të bëhemi të gjitha bashkë sepse vajza mund të ishte motra e secilit prej nesh. Dhuna me bazë seksuale dhe gjinore nuk është e re, por është krijuar kulturë pandëshkueshmëri, ju garantoj se do të marrë fund. Jam këtu për të mbështetur këtë vajzë, që ka rënë pre e kësaj dhune.

Vajzë nga një zonë rurale që ka ardhur në Vlorë për të punuar dhe mbështetur familjen e vet. Kam ardhur t’i ofroj mbështetje kësaj vajze dhe familjes së saj. Kini besim tek drejtësia. Prokuroria e Vlorës po e heton këtë çështje”, tha Balla jashtë spitalit të Vlorës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Morën 20 mijë lekë për të mos ndëshkuar një shofer, AMP arreston dy policë në Tiranë

Arrestohen dy efektivë të Komisariatit nr. 4 në Tiranë, dyshohen se morën 20 mijë lekë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mirditë/ Tre persona të maskuar dhunojnë mjekun me shkopinj bejsbolli, i zënë pritë pranë banesës

Mjeku Martin Prenga është dhunuar mëngjesin e kësaj të marte në fshatin Konaj, në njësinë…

LEXO ME SHUME