Tashmë jemi në sezonin e gështenjave , të cilat janë mjaft të shijshme dhe plot benefite dhe vlera ushqyese. Më poshtë ju tregojmë disa nga vetitë e gështenjave
Janë shumë të mirë për personat që vuajnë nga sëmundja e Çeliakisë
Gluteni duhet të shmanget jo vetëm nga personat alergjikë ndaj tij, por edhe nga ata që kanë zgjedhur një regjim ushqimor pa gluten. Gështenjat nuk përmbajnë absolutisht gluten.
Gështenjat janë plot antioksidantë
Nga të gjitha frutat e thata në planet, gështenjat janë të vetmet që përmbajnë vitaminë C. Kjo vitaminë është e nevojshme për lëkurë të shëndetshme, dhëmbë dhe kocka të forta. Gjithashtu forcon sistemin tuaj iminuar.
Ofrojnë nivele të qëndrueshme të energjisë
Gështenjat janë shumë të pasura me karbohidrate komplekse që do të thotë se treten ngadalë. Karbohidratet komplekse nuk janë si ato të thjeshtat të cilat rrisin sheqerin në gjak, por ju sigurojnë ngopje për një kohë të gjatë.
Ndihmojnë në uljen e kolesterolit
Fibrat dietike janë të rëndësishme në mbajtjen në kontroll të kolesterolit të keq. Rastësisht dhe për fat të mirë, gështenjat përmbajnë karbohidratet e një lloji të padëmshëm. Gështenjat gjithashtu përmbajnë shumë acide yndyrore të pangopura që ndihmojnë në uljen e LDL (kolesteroli i keq) dhe rrisin HDL ose (kolesterolin e mirë)./Opinion.al/