Categories Lajme

Përfshihet nga flakët një banesë në katin e 5 në Burrel, detajet e para

Një banesë në katin e pestë të një pallati në lagjen “Pjetër Budi” të qytetit të Burrelit u përfshi nga flakët këtë të enjte. Gazetari Enver Doçi bën me dije se flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë banesën, ndërkohë që familjarët arritën të dalin në kohë jashtë dhe të mos pësojnë lëndime.

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes kanë mbërritur dy automjetet zjarrfikëse të Bashkisë së Matit të cilat ndërhynë për të parandaluar përhapjen e flakëve në banesat e tjera të pallatit pesë katësh.

Pas disa minutash luftë me flakët ekipet zjarrfikëse arritën ta neutralizojnë zjarrin. Paraprakisht mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme të mëdha materiale pasi ka përfshirë gjithë banesën me tre dhoma.

Grupi hetimor bën të ditur se zjarri ka djegur thuajse të gjitha orenditë shtëpiake, ndërsa tashmë familjarët do të duhet të strehohen diku tjetër. Në vendin e ngjarjes mbërriti edhe grupi hetimor për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit në këtë banesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 26 Shtator 2026

Dashi Ka rrezik qe dita e sotme te jete disi e tensionuar sot për ju…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

EMRAT/ Tragjedia pas shembjes së godinës në Athinë, shqiptarët motër e vëlla mes viktimave

Identifikohen personat e tragjedisë në Athinë, që u gjendën nën rrënoja në godinën që u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK aksion në Shkodër e Tiranë për arrestimin e personave me rrezikshmëri të lartë, një në pranga

Finalizohet operacioni policor i koduar “Muri i Lartë”. Strukturat operacionale dhe hetimore të Policisë së…

LEXO ME SHUME