Categories Lajme

Përfund udhëtimi i kamionit me kanabis drejt Turqis

Konsiderohet si sasia më e madhe e lëndës narkotike e kapur nga Ministria e Tregtisë në një prej pikave kufitare në Turqi ajo e sekuestruar në kamionin me targa TIR.

Kamioni ishte i ngarkuar me sojë dhe po hynte nëpërmjet pikës kufitare Ipsala në zonën e Edirnesë.

Mediat turke shkruajnë se ishin dy kamion të ngarkuar me sojë. Teksa i pari ka kaluar pa problem në pikën kufitare, nuk ka ndodhur kështu me të dytin, ku drejtues ishte një shofer me origjinë shqiptare, i arrestuar tanimë.

Pas skanimit me rreze X, brenda kamioni u vu re dendësi e ndryshme e thasëve të mbushur me sojë.

Ndihmuar edhe nga qentë antidrogë, autoritetet kufitare turke shtuan kontrollin e imtësishëm, duke bërë të mundur zbulimin e sasisë të madhe të drogës.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 152 pako me nga rreth 10 kg secila, pesha totale e të cilës ishte 1 524 kg. Nëse lënda narkotike do të përfundonte në destinacionin përfundimtar, ajo do t’u sillte trafikantëve minimalisht 6 mln euro fitime.

Në përputhje me vendimin e prokurorisë, tre persona kanë përfunduar në pranga, shoferi shqiptar i kamionit si dhe dy persona turk nga Stambolli. Hetimet po vazhdojnë për të zbuluar bashkëpunëtorët jo vetëm në Turqi por edhe jashtë saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME