Categories Lajme

Përfundon numërimi i votave, Biden fiton edhe Michiganin

Joe Biden ka fituar edhe në Michigan. Votimi është mbyllur dhe kandidati demokrat ka fituar 70,749,687 vota (50.3%) përkundrejt kandidatit republikan Donald Trump i cili ka marrë 67,752,903 vota (48.1%)

Michigan kishte qenë demokrat në zgjedhjet presidenciale për gati 25 vite, por këtë e theu Donald Trump kur mori fitoren në vitin 2016 me diferencën më të vogël në vend – 10,704 vota.

Shteti i Michiganit ka 16 mandate, ndërkohë që vulën pritet ta vendosë Nevada, shteti që pa dhënë asnjë arsye, ka bërë të ditur se do ta ndërpresë numërimin e votave për zgjedhjet presidenciale deri më 5 nëntor.

Kandidati për President në ShBA, Joe Biden në një deklaratë për mediat ka folur sikur të kishte marrë fitoren duke theksuar se ka fituar shumicën e amerikanëve dhe duket i bindur që numri i votave do të rritet akoma më shumë. Në një deklaratë për mediat, Biden u shpreh se në përfundim të numërimit të votave në të gjitha shtetet, veprimi i parë që do të bëjë është të ulë temperaturat dhe të ribashkohet me të gjithë për tu shëruar.

“Fuqia nuk mund të merret, është vullneti i njerëzve që përcakton kush do të jetë presidenti i SHBA. Pas një nate të gjatë numërimi, është e qartë se po fitojmë shtete të mjaftueshme për të arritur 270 mandate për të marrë Presidencën.

Në Michigan jemi në kryesi dhe po rritet, një diferencë edhe më e madhe se kur Trump fitoi Michiganin në 2016. Ndihem mjaft mirë për Pensilvaninë, të gjithë votat kanë ardhur dhe kanë shkuar me postë dhe po fitojmë 78% të votave që janë çuar me postë.

Në Arizonë po bëjmë diferencë. Kemi fituar shumicën e njerëzve amerikanë. Po mbajmë shënim për votat që do të rriten gjithmonë e më shumë. Ka qenë fushatë e vështirë, por edhe më e vështirë koha që ka kaluar shteti jonë. Kemi pasur fushata sfiduese edhe më parë. Sapo numërimi të mbarojë, koha do të jetë për ne që të lëmë mbas zgjedhjet, të ulim temperaturat dhe të dëgjojmë njëri-tjetrin sërish për tu bashkuar dhe një herë, për tu shëruar.

E di sa të vështira dhe të thella janë pikëpamjet që na presin. Nuk duhet të trajtojmë oponentët tanë si armiq. Ajo që na bashkon është më e fortë se ajo që mund të na ndajë”, tha Biden.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME