Categories Lajme

Përfundon numërimi në 51 bashki! PS merr 43, “Bashkë Fitojmë” gjashtë, harta ngjyroset rozë

Përfundon numërimi në 52 bashki të vendit, ndërsa vijon në 9 të tjera.

PS ka triumfuar në 45 bashki, Kamëz, Vorë, Elbasan, Pustec, Kolonjë, Librazhd, Dropull, Tropojë, Roskovec, Libohovë, Rrogozhinë, Këlcyrë, Gramsh, Belsh, Përmet, Delvinë, Selenicë, Tepelenë, Peqin, Poliçan, Devoll, Lushnjë, Bulqizë, Mat, Klos, Korçë, Kuçovë, Sarandë, Dibër, Skrapar, Cërrik, Patos, Prrenjas, Berat, Vau i Dejës, Vlorë, Konispol, Maliq, Lezhë, Dimal, Mallakastër dhe Divjakë, Pogradec, Shijak. Ndërsa “Bashkë Fitojmë” në gjashtë bashki Pukë, Has, Himarë, Memaliaj, Mirditë, Fushë Arrëz. Në Finiq fitoi partia MEGA.

Para pak çastesh u mbyll votimi edhe në Delvinë ku fituan sërish socialistët me në krye Besmir Veliu prej 62% të votave. Socialistët fituan bindshëm në Kamëz, ku Rakip Suli u rizgjodh si kryetar bashkie me 60% të votave. Edhe Vora u kthye rozë ku u zgjodh kryetar bashkie Blerim Shera me 73% të votave. Në krye të bashkisë Elbasan u zgjodh me rezultat 56% të votave, Gledian llatja.Bashkia e katërt që përfundoi procesin ishte Pusteci, ku u besua socialisti Pal Kolefski me 63%.PS mori edhe bashkinë e Kolonjës, Erion Isai siguroi 3873 vota, kurse Ethem Lumani i “Bashkë Fitojmë” 2150. Kandidati socialist, Mariglen Disha triumfoi në bashkinë Librazhd me 8922 të votave, duke lënë pas Shefki Çotën nga “Bashkë Fitojmë”.

Në Dropull Partia Socialiste ka mundur të fitojë me 81.25% të votave Partia Socialiste. Kandidati i PS Dhimitër Toli ka siguruar 3709 vota, një diferencë kjo e lartë votash kundrejt “Bashkë Fitojmë” dhe Partisë Demokratike. Në vendlindjen e demokratit Sali Berisha, bashkinë Tropojë triumfoi Partia Socialiste me Rexh Byberin, i cili kryesoi me 5126 vota ndërsa Besnik Dushaj u “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 4876 vota. PS fitoi edhe në bashkinë Libohovë, ku Leonard Hide mori 1387 vota, kurse Adil Xhelili 1248.

Në bashkinë Rrogozhinë ka triumfuar socialisti Edison Memolla, duke lënë pas Shkëlqim Hoxhën, kandidatin e “Bashkë Fitojmë”. Në bashkinë Këlcyrë triumfoi Klement Ndoni i PS-së me 49.33% të votave. Socialisti Arif Tafani fitoi 41 vota më shumë në Belsh se Bedri Qypi i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Në bashkinë Përmet Alma Hoxha triumfoi me 4416 vota, kurse Edmond Komino i “Bashkë Fitojmë” me 1336 vota.

Socialisti Besmir Veli triumfoi në bashkinë Delvinë, duke lënë pas Ilir Mehmetin. Nertil Bellaj triumfoi në bashkinë Selenicë, ndërsa ishte kundër Leonard Rakipajt nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”. Në bashkinë Tepelenë Tërmet Peçi mori 82.67% të votave, duke lënë pas me rezultat të thellë baftjar Imerin nga “Bashkë Fitojmë” dhe Sokol Gugën nga PD.

Në bashkinë Peqin, socialisti Bukurosh Maçi mund Mustafa Pashjan me 6400 vota. Në bashkinë Poliçan fioi Adriatik Zotkaj nga Partia Socialiste me 13362 vota, me një fitore të thellë ndaj Behar Xhaferajt, pjesë e  koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili mori  461 vota. Kandidati socialist, Eduard Duro triumfoi në bashkinë Devoll me 8279 vota, ndërsa ishte në garë me Elvis Hajdërllim pjesë e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili mori 7827 vota.

Me 22402 vota fitoi në bashkinë Lushnjë Eriselda Sefa, ndërsa Eduart Shark ai koalicionit “Bashkë Fitojmë” mori 13362 vota. Socialistja Festime Mjeshtri fitoi në bashkinë Bulqizë me 8364 vota, duke lënë pas kandidatin e “Bashkë Fitojmë” Dëfrim Fiku me 5514 vota.

Në bashkinë Pukë triumfoi kandidati i “Bashkë Fitojmë” Rrok Dodaj me 58.13% të votave dhe la pas Gjon Gjionajn me 41.87% të votave. Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti mori 3448 vota në Has, ndërsa socialisti Beqir Mulaj 2709 vota. Në bashkinë Memaliaj triumfoi Albert Malaj 52.255 të votave, duke lënë pas Gjolek Gjucin me 47.75% të votave.nNë bashkinë e Fushë Arrëzit fitoi Hil Curri, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” me 2693 vota, 58.99%. ndërsa socialisti Fran Tuci mori 1872 vota, 41.01%, nga 16 QV në total. Kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Albert Mëlyshi mundi në këto zgjedhje socialistin Ndrec Dedaj me 6355 vota në Mirditë, ndërsa ky i fundit mori 5160 vota. Kandidati i partisë MEGA, Romeo Çakulli ka triumfuar në bashkinë Finiq me 2221 vota, është pasuar nga Leonidha Hristo i “Bashkë Fitojmë” me 1854 vota. Nga ana tjetër në Tiranë, Erion Veliaj është rreth 40 mijë vota para Belind Këlliçit, avantazh i thellë ende pa përfunduar numërimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME