Categories Lajme

Përfundon votimi për vendin vakant në KLP, fiton prokurorja Esmeralda Keshi

Prokurorja Esmeralda Cami Keshi ka fituar vendin për anëtare të KLP-së, përkundrejt rivalit të saj prokurorit Vladimir Mara.

Esmeralda Keshi mori 133 vota, ndërkohë Vladimir Mara mori 109. 11 vota u shpallën të pavlefshme.

Vendi vakant u krijua pas shkarkimit nga detyra të Gentian Osmanit nga Shkalla e Dytë e Vettingut, në KPA.

Mirëpo nga votimi është përjashtuar Drejtuesja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Donika Prela, e cila ka mbërritur me vonesë dhe nuk ka votuar dot.

Kujtojmë se Esmeralda Cami Keshi kërkoi nga KLP që të pranonte dorëheqjen nga drejtimi i Prokurorisë Dibër. Emri i saj ishte në qendër të vëmendjes pas transferimit të dosjes 184 në Dibër, dhe konfliktit të saj të interesit për ta marrë përsipër.

“Duhet të ngrihet sistem i qëndrueshëm vlerësimi. Prokurorëve u takon mbrojtje morale dhe fizike.”– u shpreh Cami sot.

Vladimir Mara ndërkohë, prokuror i Prokurorisë për Krime të Rënda, ka patur në dorë disa prej dosjeve më të nxehta vjen në garë për KLP, pas dështimit për të qenë pjesë e SPAK.

“Si kandidatë për anëtar i KLP jam i vetëdijshëm për sfidat që duhen kaluar. Do sigurohem për pavarësi të prokurorëve. Si anëtar do angazhohem duke ofruar eksperiencën time personale.”- u shpreh Mara.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME