Categories Lajme

Sterilizimi i pajisjeve kirurgjikale, Kërpaçi: Urdhër për të kufizuar operacionet

Ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, doli ditën e sotme në një deklaratë për mediat, ku foli për sterilizimin e pajisjeve shëndetësore.

Kërpaçi thotë se shpenzimet për shërbimet e sterilizimit të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale të kryera nga Partneriteti Publik-Privat (PPP) ishin 2 miliardë lekë në vitin 2018, ose 28.3% më shumë se plani prej 1 miliardë e 560 milionë lekësh që ishte programuar në buxhetin e vitit 2018.

Ish-deputetja e LSI pretendon se janë ndaluar kryerjet e disa operacioneve të lehta, pasi sipas saj nuk është e rëndësishme kujdesi shëndetësor ndaj qytetarëve, por mendohet vetëm për oligarkët.

Deklarata e plotë:

Kryeministri premtoi me të madhe ‘Shëndetësinë Falas’, mashtrimin më të rëndë që ju është bërë qytetarëve shqiptarë.

Ndërsa sot bilanci është slogan ‘Lekë për të gjithë oligarkët’.

Mjafton të marrim të analizojmë skandalin e koncensionit të sterilizimit për të kuptuar sesa e thellë është vjedhja e kësaj qeverie.

Sipas burimeve zyrtare nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor shpenzimet për shërbimet e sterilizimit të personalizuar të pajisjeve kirurgjikale të kryera nga Partneriteti Publik-Privat (PPP) ishin 2 miliardë lekë në vitin 2018, ose 28.3% më shumë se plani prej 1 miliardë e 560 milionë lekësh që ishte programuar në buxhetin e vitit 2018.

Faturat e sterilizimit e kanë kaluar planin e financimeve në buxhet me 461 milionë lekë ose 3.6 milionë euro

Me qëllimin e vetëm që të pasurohet oligarku dhe qeveria t’i fusi lekët në xhep është ndaluar kryerja e disa operacioneve të lehta sepse për këta nuk është e rndësishme kujdesi shëndetësor ndaj qytetarit por të kujdesin ekonominë e vetes.

Për shkak të kësaj janë çuar fletë-rrufe në spitale se nëse e tejkalojnë numrin e caktuar të operacioneve do të gjobiten doktorët përgjegjës.

Mijëra qytetarë nuk do të marrin ndihmën shëndetësore dhe nuk do të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale dhe vendosën përpara 2 alternativash: ose të mbeten në mëshirë të fatit ose të drejtohen te privati që është i pamundur për t’u përballuar për mijëra qytetarë.Megjithëse fatura vetëm shtohet për qytetarët nuk ofrohet asnjë shërbim.

Për shkak të këtij koncensioni të pamenduar korruptiv, lekët e qytetarëve kanë ikur nga buxheti në drejtim të koncensionarit e ndërkohë dhjetëra invenstime për qytetarët janë anulluar sepse prioritet është oligarku para investimeve për qytetarët.

Këto lekë duhet të shkonin për investime të reja që ndihmojnë drejtpërdrejtë që qytetarët të marrin shërbimin e duhur apo të rrisin pagat e doktorëve e personelit mjekësor.

Prandaj të nderuar qytetarë nuk mund të vazhdojmë me propagandë sepse asnjëri prej nesh nuk ushqehet nga propaganda e qeverisë, por as me premtime si shëndetësia falas.

Shëndetësia falas është premtimi i turpit të Edi Ramës.

Sepse sot mijëra të rinj e të reja familje shqiptare po largohen nga Shqipëria të pashpresë e pa mundësi për të jetuar e punuar në vendin e tyre.

Për shkak të këtij modeli të shëmtuar që mbështet e pasuron oligarkun ndërsa qytetarët e ndershëm i varfëron dhe skllavëron dhe i detyron të largohen nga vendi.

Boll më! Secili do të mbajë përgjegjësi personale e ligjore për çdo dëm që i ka shkaktuar çdo familjeje shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME