Categories Lajme

Përgjaket muaji i Ramazanit

Në muajin e shenjtë të Ramazanit, një ngjarje e rëndë u regjistrua këtë të hënë në Tiranë. Një person i a rmatosur është futur në ambientet e xhamisë te ”Dine Hoxha” te ”Rruga e Kavajës”, duke p lagosur me t hikë 5 besimtarë myslimanë. Personi që ka hyrë në xhami është Rudolf Nikolli. Ai është neutralizuar dhe arrestuar nga policia si dhe është sekuestruar arma e ftohtë thika, me të cilën ka plagosur 5 persona.

Të plagosur kanë mbetur besimtarët D.K, rreth 35-vjeç, S.P, rreth 22-vjeç, M.K, rreth 24-vjeç, K.J, rreth 26-vjeç dhe A.T, rreth 23-vjeç, të cilët ndodhen në s pital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë r rezikut për jetën. Imami Ahmet Kalaja, në një prononcim për mediat, tha se besimtarët po ad huronin Zotin në ato momente. ”Falenderojmë policinë që ndërhyri në kohë dhe dha ndihmën e shpejtë. Agjërim të lehtë të gjithëve, paqja e Zotit qoftë mbi ju”.

Rudolf Nikollaj ishte në kërkim nga Policia e Shtetit, pasi më 11 mars 2021 ka kryer një tjetër p lagosje, po në një situatë të ngjashme po të ndodhur në Terminali e Autobusëve për Jugun. Gjatë këtij k onflikti ai p lagosi Robert Kurtin dhe ishte shpallur në kërkim dhe nuk ishte kapur nga policia. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të saj. Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. Ende nuk dihen cilat kanë qenë arsyet e kryerjes së këtij akti të rëndë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit Rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një shtetas është futur në ambientet e një kulti fetar (xhami) dhe në rrethana ende të paqarta ka p lagosur me mjet prerës 5 shtetas.

Falë reagimit profesional dhe të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë i mundur neutralizimi dhe prangosja e autorit të dyshuar, shtetasi Rudolf Nikolli 34 vjeç, nga Burreli, i cili po shoqërohet në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkohë, shërbimet e Policisë iu kanë dhënë ndihmën e parë shtetasve të lënduar, të cilët janë transportuar në s pital, për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë r rezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi h etimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME