Categories Lajme

Përgjimet/ Familjarët e Arben Ndokës blinin votat për PS në zgjedhjet e 2017 në Lezhë

Nga përgjimet e pjestarëve të familjes Ndoka, të arrestuar për tjetërsim pronash në Lezhë, prokuroria ka regjistruar edhe biseda ku flitej për blerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017. Më saktë, ka qenë Gjevi Ndoka, vëllai i ish deputetit të PS-së që siç ka rezultuar nga përgjimet, merrej me blerjen e votave në Lezhë.

“Po ashtu nga përgjimet e telefonave celular në përdorim të shtetasit Gjevi Ndoka evidentohet se ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë si para dhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare në Republikën e Shqipërisë të vitit 2017 është përfshirë në mënyrë aktive duke ofruar dhe dhënë të holla (para) zgjedhësve për të votuar kandidatët për deputet nën siglën e Partisë Socialiste, të dhëna këto që dalin nga përgjimet ku për dokumentimin e fakteve” shkruhet në dosje.

Duhet thënë se Arben Ndoka nuk kandidoi në zgjedhjet parlamentarë të vitit 2017, pasi nuk ia lejonte ligji për dekriminalizimin. Por ai u shfaq hapur në fushatë përkrah kandidatëve socialistë dhe nuk e fshehu angazhimin në takimet me qytetarët.

Asokohe opozita e akuzoi Ramën se nuk i kishte shkëputur marrëdhëniet nga Arben Ndoka, subjekt i ligjit për dekriminalizimin, por siç tregon ky zbulim i prokurorisë, kostot që mori në zgjedhje nga ky denoncim, Edi Rama i kompensonte me votat e blera nga ish deputeti i tij.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME