Categories Politike

“Përgjimet”, Menduh Thaçi dhe Arben Xhaferi janë regjistruar me emra të veçantë

Kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi e ka ndjekur DSK-ja, me emrin kodues “Shvaler”. Arben Xhaferin, ndërkohë, shërbimin e quajti “deda”.Pseudonimet e tyre u zbuluan sot në një seancë dëgjimore për rastin Target-Fortesa, për përgjimet e paligjshme dhe shkatërrimin e pajisjeve, i zbuloi një dëshmitar i cili punonte në Drejtori.Marjan Jankullovski është operativi, që ka futur numrat në makinat e përgjimit. Pasi filloi të gjurmonte numrat në mënyrë të paligjshme, ka dyshuar se sistemi po keqpërdoret, sepse për Thaçin dhe Xhaferin nuk kishte asnjë urdhër gjykate, ndërsa ishin përgjuar vazhdimisht.“Kryeshefi i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski, pas disa viteve të punësimit të tij, aplikoi një praktikë para Vitit të Ri, për të fshirë të gjithë numrat dhe pseudonimet dhe pas Vitit të Ri të vendosen të njëjtat numra me pseudonime të reja” – tha Marjan Jankullovski, dëshmitar.Tani pensionisti, Jankullovski, tha se merrte urdhra nga shumë njerëz për të futur numra për tu përgjuar. Por, gjithashtu mori një kërcënim nga ish-kryeshefi i arratisur i Drejtorisë së Pestë, Goran Grujevski.“Do të të hedh në erë, nëse vendos numër, që nuk ta kemi dhënë unë ose Nadica”.Jankullovskit i është kërkuar të përgjonte në mënyrë të paligjshme numrin e djalit të tij. Pasi e ka pyetur pse, ka marrë përgjigje, se ishte kandidat për tu punësuar. Operativi në pension është dëshmitar me propozimin e Prokurorisë.Gjykimi për përgjime të paligjshme dhe shkatërrim të pajisjeve do të vazhdojë më 12 dhjetor, kur atë do ta merr në pyetje mbrojtja. Në rastin e përgjimit në masë dhe shkatërrimit të pajisjeve, përveç Grujevskit dhe Nadica Nikoliqit, akuzohen gjithashtu edhe Jankulloska dhe Mijallkov.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME