Categories Teknologji

Përgjysmohet tregu i makinave në Europë

Tregu europian i makinave u përgjysmua në Mars për shkak të alarmit Covid-19. Të dhënat për regjistrimet e reja tregojnë një rënie prej 51.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, duke zvarritur tregun që nga fillimi i vitit, poshtë me mbi 26 pikë përqindje. 917.953 vetura mungojnë në hapësirën e një muaji, për shkak të bllokimit të fabrikave dhe rrjetit të tregtarëve, si dhe salloneve të shitjeve.

Rezultati më i keq u regjistrua në Itali, vendi i parë që shpalli urgjencën, me një kolaps të  regjistrime prej 85.4%. Franca (-72.2%) dhe Spanja (69.3%) ndjekin. Ndikimi i alarmit shëndetësor në Gjermani (-37.7%) dhe Mbretërinë e Bashkuar (-44.4%) është më i përmbajtur. Trendi fuqishëm negativ i tregut italian kushtëzoi rezultatet e FCA në Europë, me një pjesëmarrje gati të përgjysmuar në muaj, nga 6 në 3.2%, dhe rënien më të rëndë të vëllimeve në mesin e prodhuesve, -74.4% .

Ndërkohë, shoqata e kompanive të prodhimit të makinave, po i kërkon Europës të përcaktojë një strategji të koordinuar për të rihapur prodhimin e automjeteve në mënyrë të sigurt dhe një seri masash për të mbështetur dhe ringjallur sektorin.

Prodhuesit flasin për nevojën e ndërhyrjeve për të stimuluar kërkesën për të gjitha kategoritë e automjeteve, për të zhbllokuar homologimin dhe regjistrimet e automjeteve të teknologjisë më të fundit. Volkswagen ka njoftuar rihapjen e pjesshme të fabrikave të saj duke filluar që javën e ardhshme. Ekspertët thonë se prodhimi duhet të rinisë sa më shpejt, pasi në të kundërt do të jetë e pamundur të rikthehemi te prodhimi në shkallë të gjerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME