Categories Lifestyle

Si lindi tradita e vezëve të Pashkëve dhe çfarë simbolizojnë

Veza e Pashkëve është një objekt tradicional, i cili me kalimin e kohës është bërë një nga simbolet e vetë festës së krishterë. Në krishterim simbolizon ringjalljen e Jezuit nga varri. Tradita e vezës klasike të çokollatës është e kohëve të fundit, por dhurata e vezëve të vërteta, zbukuruar me çfarëdo lloj modeli ose dedikimi, ka të bëjë me festivalin e Pashkëve që nga Mesjeta.

Veza ka pasur tipare simbolike që nga kohërat e lashta. Në fakt, vezët shpesh kanë luajtur rolin e simbolit të vetë jetës, por edhe të shenjtërisë: sipas disa besimeve pagane dhe mitologjike të së kaluarës, qielli dhe planeti konsideroheshin dy hemisfera që u bashkuan për të krijuar një vezë të vetme, ndërsa Egjiptianët e lashtë e konsideronin vezën si bashkimin e katër elementëve të universit (ujin, ajrin, tokën dhe zjarrin). Tradita e dhuratës së vezëve është e dokumentuar tashmë në mesin e Persianëve antikë, ku tradita e shkëmbimit të vezëve të thjeshta të pulave në ardhjen e sezonit të pranverës ishte shumë e përhapur, e ndjekur me kalimin e kohës nga popuj të tjerë të lashtë si Egjiptasit, të cilët e konsideronin ndryshimin e stinës si fillimin e vitit, si dhe Grekët e Kinezët. Shpesh vezët zbukuroheshin tradicionalisht me dorë.

Zakoni i krishterë i vezëve të Pashkëve filloi midis të krishterëve të hershëm të Mesopotamisë, të cilët ngjyenin vezët me bojën e kuqe “në kujtim të gjakut të Krishtit, të derdhur në kryqëzimin e tij”. Katolicizmi mori traditat që shihnin simbolin e jetës në vezë, duke i ripërpunuar ato në këndvështrimin e ri të Krishtit të ringjallur. Në fakt, veza i ngjan një guri dhe duket i pajetë, si dhe varri prej guri në të cilin u varros Jezusi. Megjithatë, brenda vezës, ekziston një jetë e re gati për të lulëzuar nga ajo që dukej e vdekur. Në këtë mënyrë, veza pastaj bëhet simbol i ringjalljes.

Në traditat e ndryshme të Pashkëve, veza vazhdon të luajë një rol gjatë gjithë sezonit të festave. Gjatë periudhës së Kreshmës, për shkak të agjërimit, vezët shpesh nuk konsumohen dhe grumbullohen për periudhën vijuese. Në traditën ortodokse ballkanike dhe greke, veza, e pulës, e zier fort, është ngjyrosur me shekuj, tradicionalisht e kuqe, një simbol i Pasionit, por më vonë edhe me ngjyra të ndryshme, përgjithësisht gjatë ditës së enjte të Shenjtë, ditën e Darkës së Fundit, etj. dhe konsumuar në Pashkë dhe ditët në vijim. Në ditën e Pashkëve, në shumë rite, bëhet bekimi publik i vezëve, simbol i ringjalljes dhe natyra ciklike e jetës, dhe më pas shpërndarja e tyre midis kalimtarëve.

Para konsumimit, veçanërisht në tryezën e Pashkëve, të gjithë zgjedhin vezën e tyre dhe përfshihen në njëformë gare me njëri tjetrin, duke përplasur skajet e vezëve, derisa të zgjidhet veza më rezistente. Kjo vlerësohet të jetë një ogur i mirë. Ngjyrosja aktualisht kryhet me ngjyra tipike ushqimore si të pastiçerive, por në të kaluarën përdoreshin edhe produkte vegjetale, duke përfshirë lëvozhgën e jashtme të qepëve të kuqe. (Wiki)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME