Categories Opinion

Përhapja e shpejtë e variantit ‘Delta’/ Mjeku Sulçebe bën njoftimin urgjent

Mjeku Genc Sulçebe ka bërë thirrje që një dozë e tretë e vaksinës Pfizer të bëhet për të gjithë personat mbi 50 vjeç në Shqipëri, duke qenë se studimet kanë treguar se varianti Delta po infekton edhe personat e vaksinuar me dy doza.

Mjeku thotë se kjo do të jetë një dozë përforcuese, duke shtuar se fëmijët nën 12 vjeç duhet gjithashtu të bëjnë të paktën një dozë vaksine Pfizer, duke qenë se dhe pak ditë do të kthehen në shkolla dhe varianti Delta ka treguar se është shumë ngjitës. Mjeku mori si shembull Izraelin dhe SHBA-në. Izraeli ka filluar berjen e dozes se trete perforcuese te vaksines Pfizer ne te gjitha moshat mbi 50 vjec, ndërsa SHBA pritet të fillojë në shtator.

Postimi i plotë:

Perhapja e shprehur e variantit Delta te virusit SARS-CoV-2 e ka ndryshuar epidemiologjine e Covid-19. Ndersa koeficienti i riprodhueshmerise se infeksionit ne variantet e meparshme ishte rreth 3, pra nje i infektuar e transmetonte virusin ne rreth 3 te tjere, me variantin Delta ky tregues duket se lekundet nga 5 ne 9, pra ky variant eshte mjaft me ngjites.

Per rrjedhoje dhe perqindja e pragut te imunitetit te tufes nga rreth 65% qe ishte me variantet e meparshem, llogaritet te jete tani mbi 85%. Nga ana tjeter, duke qene me infeksioz, ky virus po prek me shpejtesi jo vetem personat e pavaksinuar por dhe nje pjese te atyre te vaksinuar, por qe nuk kane fituar mbrojtje te plote imunitare nga vaksina dhe qe perbejne te pakten 10% te personave te vaksinuar.

Ky fenomen po vihet re ne menyre tipike ne Izrael ku 78% e popullates mbi moshen 12 vjec eshte e vaksinuar me te dy dozat e vaksines Pfizer. Megjithate, numri i rasteve te reja eshte rritur ne 650 per 1 milion banore ne dite. Gjysma ketyre rasteve te reja jane ne persona plotesisht te vaksinuar. Kjo ka bere qe Izraeli te filloje berjen e dozes se trete perforcuese te vaksines Pfizer ne te gjitha moshat mbi 50 vjec.

Nje gjendje e ngjashme duket se po ndodh dhe ne SHBA ku rritja e rasteve te reja nga varianti Delta ka bere qe CDC (Qendra e Kontrollit te Semundjeve) e ketij vendi te rekomandoje dozen e trete perforcuese ne te gjithe individet qe kane kaluar 8 muaj nga berja e dozes se dyte te vaksines.

Kjo situate ben te nevojshme urgjencen e imunizimit te plote dhe te shpejte te gjithe personave te te gjitha moshave qe nuk e kane bere akoma vaksinen per aresye te ndryshme. Nga ana tjeter del e nevojshme qe te gjithe individet mbi moshen 50 vjec dhe qe kane mbi 8 muaj qe kane bere dozen e dyte te vaksines te bejne nje doze te trete perforcuese e cila mund te jete dhe e ndryshme nga lloji i vaksines se bere me dy dozat e para. Psh. ata qe kane bere vaksinen Astrazeneca ose Coronavac mund te bejne dozen e trete perforcuese me vaksinen Pfizer.

Nje problem i vecante paraqitet me femijet mbi 12 vjec qe do te frekuentojne se shpejti mesimin ne klase. Ngjitshmeria e variantit Delta eshte e ngjashme me virusin e variceles, pra ajo eshte te pakten 3 deri 4 here me ngjitese se virusi i gripit. Kjo rrit rrezikun e shperndarjes se shpejte te infeksionit nga Covid-19 ne femijet qe do te frekuentojne klasat. Per rrjedhoje duhet te mendohet fillimi i imunizimit te femijeve mbi moshen 12 vjec me te pakten 1 doze vaksine ne ata femije qe nuk kane kaluar infeksionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

“Nuk dua të vijë dita, kur në Shqipëri të na thonë: Nuk lejohet për shqiptarët”

Në “Tregimin e ditës” në Youtube, Rudina Xhunga foli për vizitën në Koman, ku në…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike

Çamëria gurëthemel i Shqipërisë etnike. Nga Azgan Haklaj Ajo është pjesë e trungut kombëtar shqiptar…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Hysni Sharra, një shans për Vlorën europiane, patriotike dhe dinjitoze

Nga Nikola Kedhi Përgjatë dekadës së fundit, të paktë kanë qenë kandidatët për deputetë, këshilla…

LEXO ME SHUME