Categories Lajme

Përkujtohet 105-vjetori i lindjes së shkrimtarit dhe përkthyesit Petro Marko

Bashkia Himarë, Muzeu Historik Kombëtar dhe Unioni i gazetarëve shqiptarë përkujtuan sot, poetin, shkrimtarin dhe përkthyesin Petro Marko, në 105-vjetorin e tij të lindjes.

Studiues, artistë dhe dashamirës të shumtë të kësaj figure ishin të pranishëm në aktivitetin “Urime për burrin e bregut të bukur”.

Aktiviteti u përshëndet nga kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, kryetari i Unionit të gazetarëve shqiptarë, Aleksandër Çipa si dhe studiuesi Behar Gjoka.

Kryetari i bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, në fjalën e tij u shpreh se “sa më shumë kalojnë vitet, aq më shumë kuptojmë veprën e tij”.

“Jam vetë lexues i vazhdueshëm i Petro Markos dhe kuptoj se sa reale dhe sa realist ka qenë ai në veprat e tij”, tha Goro.

Petro Marko lindi më 25 nëntor të vitit 1913, në fshatin Dhërmi të Himarës. Kreu shkollën Tregtare të Vlorës. Më 1 mars 1936 botoi numrin e parë të së përdyjavshmes letrare “ABC”. Po atë vit vajti në Luftën Civile të Spanjës me një grup prej dyzetë shqiptarësh dhe hyri në repartin Garibaldi të Brigadave Ndërkombëtare.

Në Madrid, së bashku me Skënder Luarasin, filloi botimin e një reviste me 20 faqe në gjuhën shqipe me titullin “Vullnetari i Lirisë”, që doli vetëm dy numra. Më 1940 u shtrëngua të kthehej në atdhe nga mërgimi në Francë. Një vit më vonë u arrestua nga italianët dhe u internua bashkë me gjashtëqind të burgosur të tjerë nga vendet ballkanike në ishullin Ustika në detin Tirren.

Në tetor 1944 u kthye në Shqipëri si partizan. Pas disa vitesh si kryeredaktor i gazetës “Bashkimi” më 1947 u arrestua nga komunistët dhe u burgos në Tiranë. Pas rënies së Koçi Xoxes, u lirua dhe u lejua të punonte si mësues në Tiranë. Pas botimit të romanit “Një emër në katër rrugë” (Tiranë,1973), iu ndalua botimi për një periudhë prej tetë vitesh. Vdiq në Tiranë, më 27 dhjetor 1991.

Veprat e tij më të mira janë cilësuar: “Hasta la vista”, Tiranë,1958; “Qyteti i fundit”, Tiranë, 1960; “Rrugë pa rrugë”, Tiranë 1964; “Nata e Ustikës”, Tiranë 1989 etj./ATSH

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“S’tërhiqemi, mos e provokoni popullin”- Blushi: Bej kujdes Veliaj nga këta qytetarë të lirë!

Këshilltari i opozitës në bashkinë e Tiranës, Tedi Blushi paralajmëroi kryetarin e bashkisë së Tiranës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

TENSIONE NË SHESH – Përplasje te Bashkia, protestuesit “çajnë” rrethimin metalik, policia lëshon gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë te Bashkia e Tiranës dhe protestuesve. Opozitarët, kanë prirë protestuesit, ndërsa kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kërceu dhe festoi në titullin e Interit, tërbohen tifozët e Juves, nisin një peticion kundër Cuadrados

Pasi kishte fituar 5 tituj në Serie A, 4 Kupa të Italisë dhe 2 Superkupa,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbyllen hetimet për rusët që hynë në bazën e Gramshit

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj tre rusëve…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione në protestë, hidhet molotov përpara Bashkisë së Tiranës

Tensione te Bashkia e Tiranës. Duket se situata është përshkallëzuar, pasi protestuesit kanë hedhur molotov.…

LEXO ME SHUME