Categories Lajme

Përleshja gjatë grabitjes, si u plagos nga maskat çifti i bashkëshortëve në Allias

Një plagosje me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së dielës Tiranën. Zyrtarisht, Policia njoftoi se një çift bashkëshortësh ishin plagosur nga dy persona të paidentifikuar, që dyshohet se kanë hyrë për të grabitur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit në Allias, ndërsa Policia tha se janë ngritur pika kontrolli në zonën përreth.

Deri në orët mbrëmjes së djeshme, identifikimi i dy personave që kanë hyrë në banesë nuk u bë e mundur, ndërsa hetimet janë përqendruar në ndonjë gjurmë që mund të kenë lënë atje.

Burime konfirmuan dje se personat që ranë pre e grabitjes janë çifti Afërdita dhe Petrit Laze, të cilët janë pronarë edhe të një furrë buke pranë banesës së tyre.

NGJARJA

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ndodhi rreth orës 21:40, kur çifti Laze ka dëgjuar që në banesën e tyre ka hyrë dikush. Pasi personat janë konstatuar nga bashkëshortët, njëri prej tyre ka qëlluar, duke i lënë të plagosur.

“Rreth orës 21:40, në rrugën ‘Njazi Meka’, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L.

Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit. Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore”, njoftoi zyrtarisht Policia e Shtetit.

Më tej, blutë thanë se janë ngritur pika kontrolli për krehjen e zonës, ndërsa hetimet do të ndiqen nga Prokuroria e Tiranës.

“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes”, tha dje Policia.

Mësohet se në banesë janë gjetur orendi të rrëzuara dhe kjo ka ardhur si pasojë e përleshjes së çiftit me grabitësit, ndërsa mësohet se në Komisariatin Nr. 4 janë shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përplasen tre automjete pranë Vasjarit në Tepelenë, disa të lënduar lehtë

Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e së shtunës në aksin kombëtar pranë fshatit Vasjar,…

LEXO ME SHUME