Categories Lajme

Përlotëse! djali ngjitet në dritare për t’i dhënë lamtumirën nënës

Historia e një djali që ngjiti një mur të lartë të spitalit dhe u ul pranë dritares së nënës së tij për t’i dhënë lamtumirën e fundit, po thyen zemrat e të gjithëve në mediat sociale.

Djali i quajtur Jihad Al-Suëaiti nga Palestina mori vesh lajmin nga mjekët se gjendja e nënës së tij nga Covid-19 ishte përkeqësuar. Për shkak të pamundësisë për ta takuar, ai bëri sakrificën e madhe duke u ngjitur në murin e godinës së Njësisë së Kujdesit Intesiv të Spitalit Shtetëror Hebron, për ta parë atë për herë të fundit. Rasmi Suwaiti, 73 vjeç, vdiq të enjten e kaluar në mbrëmje, menjëherë pasi mori vizitën e papritur nga djali i saj.

Fotoja e 30-vjeçarit që ndodhej ulur pranë dritares së dhomës, ku qëndronte nëna e tij është bërë virale dhe ka përlotur mbarë botën. Kjo foto është shpërndarë në Twitter edhe nga një përfaqësues i Kombeve të Bashkuara, Mohamad Safa. “Djali i një gruaje palestineze që ishte infektuar me COVID-19 u ngjit në dhomën e saj të spitalit dhe të shihte nënën e tij çdo natë derisa të vdiste,” shkroi Z. Safa ndërsa ndau fotografinë.

   

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME