Categories Lajme

Përmbarimi i jep të drejtë naftëtarëve të Ballshit: Të ndalohet menjëherë çmontimi i Uzinës

Përmbaruesi Gjyqësor ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të çmontimit të Uzinës së Ballshit, duke i dhënë të drejtë në këtë mënyrë naftëtarëve që kanë protestuar disa herë në ditet e fundit përshkak se kanë mësuar që Uzina po çmontohet për t’u shitur për skrap.

Uzina ka qenë në pronësi të A.R.M.O.-s por duke qenë se ka pagesa të pakryera ndaj naftëtarëve, kjo pasuri është sekuestruar me vendim gjykate dhe i përket 505 naftëtarëve, të përfaqësuar në gjyq nga Taf Koleci.

Në dikumentin e siguruar nga Fax News, përmbaruesi thotë se është vënë në dijeni nga naftëtarët se po kryhen ç’montime brenda në Uzinë, gjë e cila është denoncuar prej disa ditësh nga naftëtarët, disa prej të cilëve kanë përfunduar dhe në Polici përshkak të protestave të tyre.

URDHËROJ: Vendosjen e masës së sekuestros konservative mbi çdo pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme (duke ndaluar marrjen dhe ç’montimin e çdo lloj pasurie në uzinë) në pronësi të shoqerisë A.R.M.O. dhe administratorët Cristophe François, Bernard Darbord.

Urdhërohet pala debitore si dhe çdo përfaqësues i saj të mos kryejë asnjë veprim në kundërshtim me vendimet gjyqësore të lartëpërmendura si dhe çfarë është urdhëruar prej nesh.

Personat që bëhen pengesë, do të përgjigjen në bazë të nenit 606, që parashikon vendosjen e sanksionit të gjobës dhe kallëzimit penal bazuar në nenin 320 të Kodit Penal për kundërshtim të ekzekutimit të vendimit të formës së prerë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ende mister shkaku i shpërthimit – zbardhen pistat që po hetojnë autoritetet greke

TRAGJEDIA NË ATHINË – ÇFARË E SHKAKTOI SHPËRTHIMIN? Një pyetje e rëndë mbetet ende pa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta fotografi që fiksoi në objektivin e tij eksodin e 20 mijë shqiptarëve

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare fotoreporteri italian Luca Turi, i njohur për dokumentimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, 31 persona “arrest në burg” dhe 14 të tjerë të shpallur në kërkim, detaje

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Një këmbësore është aksidentuar pak minuta më parë në vendin e quajtur “Postblloku”, pranë lagjes…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pushimet që u kthyen në tragjedi! Humbën jetën nga shembja e ndërtesës në Athinë

Publikohen fotot e shqiptarëve që humbën jetën tragjikisht nga shembja e një ndërtese në rrugën…

LEXO ME SHUME