Categories Lajme

Përmbytja e burgut të Durrësit, Beqaj dhe Veliaj transferohen në katin e dytë, ministri i viziton veshur me çizme (VIDEO)

Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha thuajse në të gjithë vendin, por situata më problematike shfaqet në Durrës.

Thuajse të gjitha lagjet e qytetit janë përmbytur, duke e bërë të pamundur lëvizjen e qytetarëve, të cilët e kanë gjetur zgjidhjen duke bërë sërf nëpër rrugët e kthyera në lumenj.

Po ashtu, në Durrës është përmbytur edhe nënkalimi i Velierës. Siç shihet edhe nga pamjet, autoritetet kanë vënë shiritin duke bllokuar lëvizjen, ndërsa uji po pastrohet me pompë.

Si pasojë e situatës së rënduar, 8 familje janë evakuuar nga banesat e tyre, për shkak të rrezikut nga uji dhe dëmtimet e mundshme. Ndërkohë autoritetet kanë njoftuar se shkollat, kopshtet dhe çerdhet do të jenë pushim.

Reshjet e dendura kanë shkaktuar probleme edhe në institucionet publike, ku raportohet se është përmbytur edhe burgu i Durrësit.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari ka zbarkuar në terren, ndërsa ka shkuar nga afër për të parë situatën në burg, ku qëndrojnë të izoluar dhe disa persona të politikës shqiptare.

Lamallari shihet teksa ecën përgjatë rrugës të kthyer në lumë, ndërsa ‘çan’ ujin i veshur me veshje speciale, si çizme të gjata deri në brez. Kujtojmë se në këtë burg janë izoluar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj si dhe ish-deputeti socialist, Jurgis Çyrbja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reshjet/ Vjosa arrin nivelin 9 metra në urën e Mifolit, situatë e rënduar në Novoselë, rrezik për banorët!

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë edhe këtë të enjte, ku kanë vijuar reshjet e dendura…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reshjet përmbytin Qarkun e Lezhës, familje të izoluara në Kurbin

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë mjaft të vështirë në të gjithë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përndiqte në rrjetet sociale një vajzë e i shkaktoi ankth e panik, arrestohet 28-vjeçari!

Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi përndiqte në rrjetet sociale një 37-vjeçare,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti i keq/ Aksidente masive në Rrugën e Arbrit, disa makina përfundojnë në kanal

Probleme të shumta janë shënuar edhe në Rrugën e Arbrit. Që prej orës 07:30, si…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Braho zhvillon mbledhjen e parë me prokurorët, si kreu i ri i SPAK: Ja porosia që u la shefave

Ka përfunduar mbledhja e thirrur nga kryeprokurori i SPAK Klodian Braho i cili kishte njoftuar…

LEXO ME SHUME