Categories Lajme

Përmbytje katastrofike në Australi/ Rrugët kthehen në lumenj, shtëpitë merren nga rryma

Bregu lindor i Australisë është përballur me shira të rrëmbyeshëm të shtunën, të cilët kanë shkaktuar edhe një valë përmbytjesh që kanë çuar në evakuimin e shumë rajoneve, ndërkohë që rrjedhat e ujit tërhiqnin me vete shtëpi, mbulonin rrugë, izolonin qytete dhe ndërprenë edhe linja energjie.

Në Sidnei, qytetin më të madh të vendit, autoritetet i kërkuan njerëzve të qëndrojnë në shtëpi pasi një digë e madhe është mbingarkuar dhe një minitornado u regjistrua në pjesën perëndimore të qytetit.

Pjesa më e madhe e brigjeve në shtetin e New South Wales, që mban një të tretën e 25 milionë banorëve të Australisë, ka parë reshje rekord shiu gjatë marsit dhe autoritetet kanë paralajmëruar se mot i ngjashëm do të vazhdojë edhe për disa ditë.

Zyrtarët lëshuan urdhra evakuimi në 15 zona të vendit. Pamjet në televizione tregonin dëmet e mëdha në të gjithë shtetin me ujin që kishte mbuluar shtëpitë deri tek dritaret, me njerëzit që përdornin kajakë për të kaluar rrugët dhe me rrëshqitje dheu. Një video madje tregonte edhe një shtëpi të tërë që merrej me vete nga rrjedha. Mediat lokale raportuan se pronarët e shtëpisë ia kishin dalë mbanë të shpëtonin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME