Categories Lajme

Policia gjobit shoferët pa kolaudim

Prej 3 muajsh kontrolli teknik i automjeteve ka kaluar nga privati në pronësi të shtetit, por ende nuk janë bërë gati sportelet dhe ambientet për kolaudimin.

Për këtë arsye drejtoria e transporteve ka shtyrë me 3 muaj afatin e kolaudimit, duke njoftuar dhe autoritetet e tjera ligjzbatuese, përfshirë dhe policinë e shtetit. Pavarësisht këtij udhëzimi policia rrugore, vijon me ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve që u ka përfunduar afati.

Baftja Nela për Klan News thotë se kolaudimi i ka përfunduar në 4 dhjetor, ndërsa kompania private ia caktoi në 22 dhjetor.

“Me datë 7.02.2021, u bllokova nga policia teksa po lëvizja për në Lushnje dhe më kërkuan dokumentat. I dhashë patentën, lejen e sigurimit dhe siguracionin. Më thanë e ke makinën pa kolaudim”, u shpreh ai.

Pas riparimit të defekteve, Nela thotë se nuk kishte ku të kryente kolaudimin për shkak të shtyrjes së afatit.

“Kam paguar siguracionin dhe më është lënë përsëri me datë 22. Me datë 30 ka dalë urdhëri i kryeministrit. Me këtë udhëzim nuk mund të shkosh në prapaveprim për datën 22 përse kam mbetur unë”, tha ai.

Drejtuesi i mjetit doli në komision ku organi shtetëror administrativ vendosi që të gjobitet me 25 mijë lekë.

“I ndërrova dhe me datë 30 doli urdhëri i kryeminstrit që pezullohet koalidimi deri më 1 Prill që do kalojë nga privati në shtet”, u shpreh Nela.

Çështja tashmë është ankimuar nga Baftjar Nela, i cili shprehet se e ka dërguar çështjen në gjykatën administrative./ Klan News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME