Categories Lajme

Përmbytjet në qarkun e Durrësit, Ekonomi në terren: Jemi në gatishmëri!

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi ka qenë dje në qarkun e Durrësit, për të parë nga afër situatën e fundit të shkaktuar nga reshjet e shumta të shiu. Ekonomi u ndal edhe në hidrovorin e Hamallajt, i rikonstruktuar sëfundmi pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Strukturat e Drejtorisë Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit janë të gjitha në gatishmëri. “Reshjet intensive të këtyre ditëve, na bënë të lëvizim në të gjithë territorin e vendit për të parë nga afër se si është situata në përballimin e reshjeve të shumta që kanë rënë këto ditë.

Në Hamallaj, nga afër po ndjekim veprimtarinë e hidrovorit, i cili ka qenë i dëmtuar nga tërmeti, ndërsa sot sic e shikoni është në punë me kapacitet maksimal dhe të treja pompat funksionojnë pandërprerje. Kjo situatë do të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe do të lidhet shumë me sasinë e reshjeve që bien këto ditë. Është e rëndësishme të vëmë në dukje që gatishmëria e të gjitha strukturave ka qenë e plotë.

Hidrovorët kanë punuar me kapacitet të plotë falë edhe furnizimit të vazhdueshëm me energji elektrike nga OSHEE.”, tha Ikonomi. Ndërkohë grupet e punës së Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Drejtorive Rajonale të Ujitjes dhe Kullimit dhe të gjitha strukturat e tjera të emergjencave civile janë në terren dhe po monitorojnë nga afër situatën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME