Categories Lajme

Përplasi rëndë motoristin, shqiptarja lë makinën në rrugë dhe ia mbath

Një drejtuese mjeti shqiptare është përfshirë në një aksident automobilistik në Milano të Italisë.

Gruaja me origjinë shqiptare, identiteti i së cilës nuk bëhet me dije, ka përplasur rëndë një 34-vjeçar që po udhëtonte me motor.

Një dëshmitar okular tregoi se shqiptarja la makinën e saj tip “Volkswagen” me targa shqiptare dhe u largua menjëherë nga vendngjarja.

I plagosuri, i cili ishte mbuluar nga gjaku, mbeti i shtrirë mbi kofanon e makinës për disa minuta, deri në momentin që erdhi ambulanca në vendin e ngjarjes.

Aksidenti ka ndodhur në kryqëzimin e rrugës “Marche” dhe rrugës “Zara”, pak para mesnatës të së shtunës rreth orës 23:36.

Policia po heton ngjarjen për të zbuluar se kush ishte fajtori i aksidentit, gruaja shqiptare, e cila ende nuk është identifikuar nga autoritetet, apo motoçiklisti 34-vjeçar.

Fatmirësisht i plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, por vlen të theksohet se ka humbur shumë gjak.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME