Categories Lajme

Përplasja e fortë/ Bojaxhiu-Çelës: Ke bërë drejtor në OSHEE kunatin e Vangjush Dakos

Ish-drejtori i KESH dhe ish-zv.minisitri i Energjisë Gjergj Bojaxhiu është përfshirë në një debat të ashpër me drejtorin aktual të OSHEE, Ardian Cela. Z. Boajxhiu e ka cilësuar emergjencën energjetike në Shqipëri një keqmenaxhim nga ana e kompanisë OSHEE.

Më pas debati ka kaluar në akuza, ku z.Bojaxhiu i ka përmendur z.Cela se drejtor për blerjen e energjisë është kunati i ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako një person i shpallur non grata nga SHBA. Çela i është kthyer këtyre akuzave me një raport të KLSH-së, i cili referon disa shkelje që janë bërë në kohën kur z.Bojaxhi ka qenë drejtues i Kesh dhe zv.ministër.

Bojaxhiu: “Kjo është më shumë krizë financiare dhe keqmenaxhimi, se sa krizë energjetike. Dua të trajtoj pjesë ne ankandeve transparente. Drejtori i drejtorisë që menaxhon blerje ne energjisë elektrike është kuanti i vangjsuh dakos, ish-mekanik, shitës i dyqanesh celulare dhe tani menaxhon të gjithë ato miliona që ne po flasim. Kjo është transparenca.

Z.Basha ja futi kot sespe edhe sikur të ketë keqmenaxhim dhe korrupsion kjo nuk vërtetohet nga fakti nëse shitet energjia në verë apo blihet më shtrenjtë në dimër. Nuk bën sens dhe nuk ndihmon qytetarët që të edukohen. Ngërcc në nivel evropian dhe aziatik sigurisht që ka. Por mënyra se si përdoren këto fakte është tërësisht e deformuar. Ky është viti i dytë me prodhimin më të lartë energjisë elektrike në Shqipëri, që nga 2009 dhe deri më sot.

Sa më i lartë prodhimi vjetor, aq më i ulët importi dhe aq më pak të prek kriza. Atë energji që në pranverë e shet, mund ta depozitosh duek bërë marrëveshje me të tjera kompani rajonale dhe e merr mbrapsht më vonë. Ndryshe nga vendet e tjera, Shqipëria nivelin e humbjes e ka shumë të lartë edhe pse janë bërë miliona euro investime nuk kemi arritur objektivin. ”

Çela: “Dua ti përmend z.Bojaxhi një raport të tmerrshëm të KLSH-së, i cili citon se për blerjen e energjisë zotëria ka lidhur kontratë për blerjen e energjisë dhe ka bërë garë pasi ka filluar lëvrimin e energjisë elektrike, pastaj ka bërë garën dhe kontratën. Vetëm në kohën e këtij zotërisë këtu kam parë, drejtori i importit të blerjes së energjisë i të cilit u bë përfaqësues i një prej tregtarëve që shiste energji në Shqipëri, pas akuzave që ishin bërë për shkelje. Zotëria ishte zv.ministër i energjetikës dhe një ditë më pas u bë aksioner i Petroliferës rumune.

Kush është hetuar edhe për Panama Papers nuk jam unë, por zotëria që qesh. Flasim për korrupsion po fakte nuk kemi. Ne blerjen e energjisë e kemi bërë në mënyrën më transparente dhe të merret referimi që bëhej me zarf dhe me negocimi me telefon në 2009-ën dhe ishin humbjet aty ku ishin dhe niveli i arkëtimeve në mënyrën më skandaloze dhe sot pas 7 vitesh shqiptarët e kanë harruar atë kohë, sepse sot shqiptarët hallin e fundit që kanë në sondazhet që bëhen, energjia është e 23-ta. Kjo falë reformave të suksesshme që ne kemi bërë. ”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia e Vlorës shpall në kërkim 43-vjeçarin, detaje

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, me inicialet F.Y., pasi dyshohet se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentuan t’i marrin 100 mijë euro Armand Dukës, iu prezantuan kreut të FSHF si Taulant Balla, detaje

Media ka siguruar fotot e dy të arrestuarve për mashtrim, të cilët i kërkuan 100…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh në Athinë, shkrumbohet sërish lokali ku 3 vite më parë u vra Pëllumb Islami

Një lokal në Nea Ionia të Athinës është përfshirë nga flakët në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reagimi”në Vlorë / Vodhi kasën me para , Policia identifokon dhe arreston 32 -vjecarin

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi dyshohet se gjatë natës theu xhamin e derës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nuk kapi frenat e dorës, makina rrëshqet dhe e zë poshtë, humb jetën 44-vjeçari në Maliq

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak në Maliq, ku një 44-vjeçar ka ndërruar jetë…

LEXO ME SHUME