Categories Lajme

Përplasja me armë në Shkodër, Ulqinaku: OFL bën show, Rama dhe Lleshaj të paaftë të luftojnë krimin

Ish- deputetja e PD, Izmira Ulqinaku ka reaguar me një deklaratë për shtyp për përplasjen me armë mbrëmjen e djeshme në Shkodër mes dy grupeve, ku si pasojë mbeti e plagosur një kalimtare e rastit.

Ulqinaku thotë se teksa OFL bën show, Shkodra prej gjashtë vitesh është nën kontrollin e kriminelëve prej 2013 dhe Rama bashkë me Lleshajn janë të paaftë për ta luftuar.
Po ashtu ajo shprehet e indinjuar se pse asnjë eksponent i PS nuk ngre zërin për pasigurinë në Shkodër teksa i shërbejnë në heshtje Edi Ramës.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, IZMIRA ULQINAKU

Qeveria ka dështuar me vendosjen e rendit dhe sigurisë në Shkodër. Të shtënat me armë në mes të qytetit, plagosja e qytetarëve kalimtarë, hedhja në erë e banesave në të njëjtën kohë kur e ashtuquajtura forca e ligjit bën shown e radhës në qytet, tregon se krimi është më i fuqishëm se ligji.

Policia në Shkodër është prej 6 vjetësh në kontrollin e kriminelëve, të cilët shëtisin në qytet me makina të blinduara, gjuajnë me armë në pedonale nga makinat e blinduara dhe nuk u hyn gjemb në këmbë.

Shkodranët e dinë se pas xhamave të zinj të makinave të blinduara qëndron një vrasës, i cili punon me qeverinë dhe me deputetët e Edi Ramës për të mbledhur vota për Edi Ramën!

Është revoltues fakti që asnjë nga përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk e ngre zërin për këtë situatë pasigurie në Shkodër, duke preferuar më mirë t’i shërbejnë karriges ku i ul Edi Rama, sesa interesit të qytetarëve të Shkodrës.

Shkodrës i është prishur qetësia që në 2013-ën, kur kriminelët nisën të lirohen nga burgu një e nga një dhe bandat u fuqizuan përmes kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. Për të vulosur bashkëpunimin me krimin, që po terrorizon Shkodrën, në zgjedhjet e vitit 2017, Edi Rama i la krimit në dorë, emërimin e shumicës së deputetëve, kryetarëve të bashkive dhe drejtorëve.

Deklaratat e Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt se “krimi duhet të dëbohet nga Shkodra me çdo çmim dhe sakrificë” janë vetëm sa për të kaluar radhën dhe për të mbushur minutat propagandistike.

Edi Rama dhe Sandër Lleshaj janë të paaftë dhe të pafuqishëm të luftojnë dhe të fitojnë mbi krimin, pasi ai është oksigjeni i tyre politik.

Është radha që këta të dy të bëjnë sakrificën e tyre për Shkodrën dhe Shqipërinë – të japin dorëheqjen, të largohen nga drejtimi i vendit për t’i dhënë Shkodrës dhe Shqipërisë një mundësi të vërtetë për t’u çliruar nga krimi.

Për fat të mirë, shkodranët e dinë se Partia Demokratike është e vetmja forcë politike që mund t’i kthejë shkëlqimin qytetit, të rivendosë rendin dhe sigurinë, duke zhveshur kriminelët nga pushteti politik dhe duke i çuar ata para drejtësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të shtënat me armë në Mamurras, një i plagosur

Një person ka ngelur i plagosur në Mamurras pas disa të shtënave me armë zjarri.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet monopoli/ Diktuan çmimet deri në 115% më të larta, Autoriteti i Konkurrencës gjobit 6 kompani fruta- perimesh

Plot 6 kompani të grumbullimit dhe të shitjes me shumicë të fruta-perimeve kanë bashkërenduar çmimet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

15-vjeçari u godit me thikë në qafë. Si nisi sherri mes nxënësve të shkollës 9-vjeçare në Sarandë

Zbardhen detaje nga sherri mes nxënësve të një shkolle 9-vjeçare në Sarandë. Në orët e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një apartament në Vlorë

Një bombol gazi ka marrë flakë në një banesë në lagjen Pavarësia, në katin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME