Categories Politike

Rama zapton ekranet, u flet shqiptarëve si lider global nga Amerika

Edi Rama është shfaqur paraditen e sotme, plot një orë live në televizionet shqiptare, në një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut në SHBA.

Kryeministri ka folur për një numër të madh çështjes duke gatuar një përshesh të madh, që duhet ta konsumonte populli shqiptar, thuajse me detyrim, për shkak se në kanalet informative transmetohej vetëm mbledhje-konferenca e tij.

Nëse ky material është transmetuar njëkohësisht live në ndonjë televizion amerikan, siç deklarohej në televizionet shqiptare,  ekziston mundësia që ndonjë amerikan që vuan nga pagjumësia, ose siç thonë ata, insomnia, ta ketë ndjekur liderin tonë dhe të OSBE-së, rreth orës 4 të mëngjesit. Jo vetëm kaq, por nëse do t’ju besojmë televizioneve, se kryeministri ka qenë vërtet live,  atëherë duhet të besojmë se Këshilli i Atlantikut, ka filluar të mbajë takime në orën 4 të mëngjesit, për të rakorduar me orën në vendin ku jeton i intervistuari.

Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal tek problemet globale dhe ato të brendshme në Shqipëri. Ai foli për Iranin, Bashkimin Europian, Shengenin Ballkanik dhe shpikjen e tij më të fundit, paketën Anti-KÇK.

Kryeministri tha se vendi ynë ka marrë një risk në raport me Iranin, por e kemi bërë këtë për të shpëtuar njerëz të cilëve u rrezikohej jeta, duke iu referuar muxhahedinëve që ka marrë dhe strehuar në Manzë.

“Ju e dini që kemi një problem me këtë vend, me regjimin e tij, në të njëjtën kohë jemi mjaft të vetëdijshëm për faktin se ndërkohë që kemi ndërmarrë një risk për të shpëtuar njerëz jeta e të cilëve kërcënohej”. 

Lideri global dhe drejtuesi i OSBE-së, e kritikoi ashpër BE-në, duke thënë se unioni është “në formë të tmerrshme”.

“Duhet të përballemi ende me një mallkim që ka karakterizuar jetën tonë, se kur BE ishte në formë shumë të mirë ne ishim të këqinjtë, tani që jemi të mirë ata janë në formë të tmerrshme, na duhet të presim momentin ku jo vetëm të jemi ne të mirët, por edhe ata të jenë në formë të mirë.
Nuk është ky momenti, është bërë progres i mirë. Është pozitive  metodologjia e re, po bëhej makth skizofrenike, situatë ku komisioni ka ndjekur detyrat që duhet të përmbusheshin dhe këshilli që gjithmonë e më tepër mbetej peng i agjendave politike në vende të ndryshme”, u shpreh Rama.

Në fund, Edi Rama i shpjegoi me detaje Këshillit të Atlantikut, se çfarë është KÇK-ja dhe si po u kërkohet kriminelëve të deklarojnë burimin e pasurive nëpërmjet formularëve. Në këtë fazë të bisedës, Edi Rama nuk e shpjegoi kuptimin e KÇK, pra “Kap ça të kapësh”, frazë që e ka shpikur vetë, por ndoshta nuk i ka gjetur dhe nuk do t’i gjejë kurrë, një shprehje ekuivalente në anglisht.

Këto ishin momentet më thelbësore të fjalëve të Edi Ramës si lider global, që depërtuan sot që herët në mëngjes, nga Amerika drejt e në shtëpitë shqiptare.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME